
Fitorja 0-1 në Serbi dhe triumfi 4-2 në miqësoren kundër Jordanisë e kanë ngjitur Kombëtaren e futbollit në vendin e 61-të në FIFA. Kjo nuk është renditja më e madhe në kohën e Sylvinhos, pasi disa muaj pasi trajneri mori drejtimin e skuadrës (shkurt 2023), kuqezinjtë e gjenin veten në pozitën e 59-të në FIFA. Megjithatë, dy triumfet e fundit, edhe pse një miqësore kundër Jordasnisë, i kanë dhënë tanëve pesë pozicione shtesë në renditje.
Forma e ekipit dhe ky pozicion nuk janë të rastësishme, kjo pasi Kombëtarja ka shtatë takime pa humbje. Disfata e fundit daton më 21 marsin e këtij viti në Londër, atëherë kur Anglia na mposhtet 2-0 për këto kualifikuese.
Nëse i hedhim një sy rezultateve, do gjejmë fitoret kundër Andorrës, Letonisë dhe Serbisë, ndërsa nëntori rezervon dy sfida deçizive. Më 13 nëntor kuqezinjtë kanë një ndeshje 'finale' në Andorra dhe tri pikët kundër modestëve janë më shumë se detyrim, çka do na jepnin një garanci më të madhe për vendin e dytë në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026, që do thoshte zona play-off.
Më pas më 16 nëntor në Tiranë vjen Anglia, e cila nga ana e saj e ka siguruar kualifikimin dhe nëse 'Tre Luanët' mposhtin serbët në Londër (13 nëntor), ndeshja në 'Air Albania' mund të kthehej në një festë kuqezi.
Grupin K kualifikues e prin Anglia me 18 pikë, e cila është e vetmja skuadër evropiane që deri tani ka siguruar një biletë për në Kupën e Botës 2026. Shqipëria me 11 pikë ndodhet e dyta, ndjekur nga Serbia me 10 pikë, Letonia me 5 pikë dhe Andorra me vetëm një pikë.

Kujdes, duhet kujdes nga syri i keq. - - - - - - - - Fitorja e veshtire ne Andora eshte e domosdoshme. - - - - - - - A do e munde Anglia me rezervat e saj Serbine ne Angli?
Varet si ta zesh , ndoshta rezervat duan te tregojne veten e do luajne fort ndoshta do te luajne sa per te kaluar rradhen .Shqiperia duhet te hyje per te fituar per faktin se ne play off do te perballet me ekipe si Anglia nese do te hyje ne boteror dhe barazimi apo humbja dinjitoze s'te bejne pune , pra duhet te mesojme si te marrim nje rezultat pozitiv ndaj ketyre ekipee nese duam te ecim perpara .Silvinjo po ben pune fantastike duke marre parasyhs faktin se lojtaret nuk jane ne gjendjen e tyre me te mire .
Nuk jemi akoma ne play-off o njerez. Kujtoni se me sa veshtiresi u kualifikuam per ne evropian.Mezi morem nje barazim me penallti ne Moldavi.
Décizive nuk eshte shqip ooo c'te te them se nuk dua te ndyj gojen . Po pse ooo gazetar cfare ka fjala vendimtare qe nuk te shkon ty pershtat . Nga ju vjen kjo varferi gjuhesore e pse jeni kaq te paditur e shkruani kuturu.Mblidhni mendjen e beni punen si duhet o njerez . Décizive !!! Hej cna gjeti me keta gomer