Kualifikueset e Europianit, Shqipëria U-19 pëson humbjen e dytë

16 Nëntor 2024, 16:29Sport TEMA
Kualifikueset e Europianit, Shqipëria U-19 pëson humbjen e dytë

Shqipëria U-19 pësoi humbjen e dytë radhazi në kualifikueset e Europianit për këtë grupmoshë.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Julian Ahmataj, u mposhtën minimalisht në “Elbasan Arena” nga Danimarka.


Goli i avantazhit dhe i vetmi në këtë ndeshje, ishte ai i Lund-Jensen në minutën e 37-të.

Kjo është humbja e dytë për Shqipërinë në këto kualifikuese, pas asaj me Izraelin pak ditë më parë me rezultatin e thellë 6-0.


Sfida e radhës dhe e fundit për kuqezinjtë, do të jetë ndaj Irlandës së Veriut, më 19 Nëntor.

Lini një Përgjigje