Kukësi afron në skuadër sulmuesin e talentuar Leo Ballhysa

16 Korrik 2025, 17:54Sport TEMA
Kukësi afron në skuadër sulmuesin e talentuar Leo Ballhysa

Futboll Klub Kukësi ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi Leo Ballhysa është zyrtarisht pjesë e skuadrës verilindore!

Sulmuesi 21 vjeçar, vjen te Kukësi pas eksperiencave në Superiore, ku ka qenë pjesë e Tiranës, Dinamos dhe së fundmi Laçit.

Ballhysa ka firmosur me klubin e Kukesit një kontratë 3-vjeçare! FK Kukësi i uron Ballhysës mirëseardhje dhe suksese me fanellën e skuadrës sonë!

Lini një Përgjigje