Erzeni triumfoi ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-1, në ndeshjen e parë për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Shijakasit, ndalin kështu serinë e gjatë prej 10 ndeshjesh, të Vllaznisë pa humbje. Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, në minutën e 64-t, Asani zhbllokoi sfidën, duke i dhënë avantazhin Erzenit.
Vllaznia barazoi shifrat me Smajlin në minutën e 87-të, por festa zgjati vetëm dy minuta, pasi në të 89-ën, Kacbufi riktheu shijakasit në avantazh, duke shënuar golin e fitores.
Ndeshja e kthimit do të luhet në Shkodër pas dy javës.
Egnatia fitoi minimalisht ndaj Laçit në transfertë, në ndeshjen e parë për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Goli i fitores për rrogozhinasit u shënua në minutën e 95-të, pas një penalltie të kthyer në gol nga Albano Aleksi.
Ndeshja ishte mbërthyer në shifrat 0-0, deri në fundin e takimit, ndonëse të dyja skuadrat kishin raste shënimi, me Egnatian më dominuese.
Ndeshja e kthimit do të luhet në Rrogozhinë, pas dy javëve. Me këtë fitore, Egnatia hedh një hap të sigurt drejt gjysmëfinales.
Lini një Përgjigje