Lajme të mira nga Italia, Berat Gjimshiti do të mungojë vetëm 15 ditë

5 Dhjetor 2023, 15:53Sport TEMA
Lajme të mira nga Italia, Berat Gjimshiti do të mungojë

Alarmi kaloi. Dëmtimi i kapitenit të kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti në ndeshjen Torino-Atalanta, fatmirësisht ishte i lehtë.

Qendërmbrojtësi pësoi një lëndim muskulor në kofshën e majtë dhe u detyrua të largohej përpara kohe nga fusha e lojës.

Fillimisht shtatlarti vendosi që të ndihmonte skuadrën, por më pas e kishte të pamundur të vijonte lojën dhe u zëvendësua në minutën e 20.

Shtylla e mbrojtjes së Kombëtares iu nënshtrua testeve të specializuara mjekësore dhe ekzaminimeve të detajuara, nga të cilat mësoi shkallën e dëmtimit dhe sa do të qëndrojë jashtë fushave të blerta.

Njoftimi zyrtar nga stafi mjekësor i Atalantës konfirmoi se Gjimshiti do të mungojë vetëm 15 ditë pushim dhe më pas do të jetë i gatshëm të luajë.

Mbrojtësi do të humbasë sfidën e radhës në Serie A përballë Milanit, teksa rrezikon seriozisht të mos jetë edhe në ndeshjen e javës së 16-të përballë Salernitanës, në datën 18 dhjetor.

Ky është një lajm i mirë për trajnerin Sylvinho dhe Kombëtaren shqiptare. Fillimisht të gjithë iu trembën faktit që Gjimshiti mund të kishte pësuar një lëndim serioz, që mund të vendoste në dyshim ecurinë e tij në këtë sezon

Lini një Përgjigje