Lewandowski është një “makineri golash”, polaku vendos rekord në Champions

10 Prill 2025, 12:04Sport TEMA
Lewandowski është një “makineri golash”, polaku

Është pothuajse 37 vjeç dhe duket se nuk i ndjen fare vitet mbi shpinë: Robert Lewandowski duket se po argëtohet dhe po shijon eksperiencën te Barcelona, ​​ku vazhdon të shënojë gola me breshëri, sikur të ishte një i ri në kulmin e karrierës së tij.

Me dygolëshin e djeshëm ndaj Borussia Dortmundit, sulmuesi polak është ngjitur tashmë në kuotën e 11 golave në Champions League këtë sezon.

Kjo e bën atë të hyjë në historinë e kompeticionit, pasi u bë lojtari i parë në të gjithë historinë e turneut që ka shënuar të paktën 10 gola në një sezon me tre skuadra të ndryshme (Dortmund, Bayern Mynih dhe Barcelona).

Lewandowski ka arritur kuotën e 99 golave me fanellën e Barcelonës në të gjitha kompeticionet.

2 Komente

  1. D
    Daja

    Hajde gazetar hajde. Lewandovski ka shenuar te pakten 10 ne tre skuadra te ndryshme me Dortmund , Bayern Munih dhe Barcelonen. Po Lewandowski me cilin skip luan ?

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cinxo

      O daje. Levandovski ka shenu me shume se 10 gola duke lujt per secilin nga keto tre ekipe ne Champions League. Kapish???

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje