Vëmendja tani është e spostuar në Leskovac, aty ku Shqipëria do të përballet me Serbinë me 11 tetor, në kuadër të Kualifikuese të Botërorit. Trajneri i kombëtares, Sylvinho iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, në konferencën për shtyp të mbajtur këtë të premte, një ditë para ndeshjes.
“Të gjithë ndeshjet janë të rëndësishme. Sot po, absolutisht. Një muaj më parë ishte ndaj Letonisë, nëse nuk fitonim nuk do kishte sens. Nëse fitojmë, do jetë me Andorrën në vazhdim më e rëndësishmja. Është emblematike dhe e bukur. Besoj do jetë e bukur.
A keni punuar me sulmin? Siç e thashë është ndeshje e bukur dhe ndryshe. Kemi pasur stërvitje të vazhdueshme në Tiranë, duke përdor videot, duke shkuar në fushë dhe duke korrigjuar. Dje kemi zhvilluar stërvitje të nivelit të lartë. Të gjithë të gatshëm dhe i janë përgjigjur stërvitjes. Nesër duhet të zgjedhim lojtarët që do dalin në fushë.
Nuk më shqetëson mungesa e golit, është pika e fundit e futbollit. Sigurisht që ndërtohet për të shkuar te goli. Kam besim te gjithë lojtarët dhe të gjithë mund të përgjigjen atyre që kemi përgatitur gjatë stërvitjeve.
Nuk më intereson momenti që po kalon lojtari, por ka rëndësi sa gati është ai. E thashë edhe më përpara, kjo është ndeshja më e rëndësishme. Nëse në Tiranë do kishim fituar, natyrisht nuk do ishte aq e rëndësishme. Unë besoj të lojtarët e mi, do bëj zgjedhjet e mia”- tha ai.
Ç'fare thote ky trapi? Dmth ai qe eshte ne forme nuk eshte gati, dhe ai qe eshte gati mund te mos jete ne forme. Ç'fare idioti paguajme me qindra mijera euro.
O kar pellazg dil aty e benu trainer nese menon se i di te gjitha .
Po pse e shan kundërshtoje me fakte je dhe i moshuar
Me hengsh karin pellazg o peder grek.
U prifte e mbara!
Me fitore 2:1pë kuqezinjtë.
Thone se Duka ka blere nje mbrojtes serb qe do shkaktoj autogol .Nuk dihet fitojme apo dalim barazim .
Fiton Shqipëria 2 - 1 Golin e dytë e shënon Broja në minutën e 74'. E kam parë në ëndër para disa ditësh.
I bie sipas Sylvinhos qe sduhet te luaj Xhimshiti qe eshte ne forme po Aliji qe eshte jasht forme po eshte gati.