Në Serbi nuk do të ketë asnjë tifoz shqiptarë për ndeshjen e Kombëtares, si shkak i një marrëveshje mes dy federatave. Njëjtë siç ndodhi edhe me Serbinë në Tiranë, por ‘Tifozët Kuq e Zi’, grupimi ultras që ndjek kombëtaren prej 22 vitesh jashtë dhe brenda vendit, kanë marrë masat për një organizim në Tiranë.
Të shtunën e sfidës në Leskovac ata do të mblidhen në ‘Sheshin Italia’ pranë stadiumit ‘Air Albania’, ndërsa ftojnë të gjithë tifozët të mos mungojnë.
“Ashtu si në vitin 2014, të shtunën mblidhemi tek "Sheshi Italia" ne Tiranë për të ndjekur së bashku ndeshjen kundër shkijeve, në një ekran të vendosur nga ne.
Le të bashkohemi, të këndojmë me gjithë zemër dhe në fund të festojmë fitoren,”-thuhet në njoftimin e TKZ-së.
Në këto eliminatore Botërori, që nisën në mars, ‘Tifozët Kuq e Zi’ janë përballur me shumë vështirësi, pasi pas më shumë se dy dekadash FSHF nuk u siguron më tribunën pas portë ku ata qëndronin. Biletat e tribunës së ‘TKZ-së’ dalin në shitje dhe kjo e pamundëson që ata të jenë së bashku brenda stadiumit në mbështetje të kombëtares. Kjo ka krijuar një atmosferë të vakët, ndërsa sipas TKZ-së është një hakmarrje e federatës, pasi ultrasit e kombëtares dolën kundër organizimit të Evropianit U-21 me Serbinë.
Dilni e protestoni kunder ps pd qe po bejne punen e Serbise dhe graqise, e lejeni futbollin! Nuk mund te shoh me ndeshjet e kombetares prej ketyre plehrave qe luajne Patriotin ne futboll !
Mos na ndyni vendin, pasi nuk keni asgje te perbashket me Shqiperine, pa le me me futbollin.
Bravo Erion . Që në thirrjen që bëjnë hajdeni të luftojmë kundër shkijëve , duken se ç'mall janë .
me motren tende kemi
tifozet kuqezi jashte shqiperise. s keni pune ketu
Serb befallenj muti pushing se do humbni . Serbi serbi Ike ne shpi
Kur serbi