Trajneri Serbisë, Stojković paralajmëron Shqipërinë: Kjo është ndeshja më e rëndësishme për ne

10 Tetor 2025, 13:13Sport TEMA
Trajneri Serbisë, Stojković paralajmëron Shqipërinë: Kjo

Pak minuta më parë, trajneri i kombëtares së Serbisë, Dragan Stojković, dhe kapiteni Aleksandar Mitrović, dolën në konferencë për shtyp përpara dy ndeshjeve të radhës në Eliminatoret e Botërorit 2026.

Në sallën e konferencave të “Dubocica Stadium” në Leskovac, Stojković u shpreh se objektivi i skuadrës është maksimal për këtë muaj.

“Për të konsideruar si të suksesshëm muajin tetor, duhet të marrim gjashtë pikë nga dy takimetnë program. Ndeshja kundër Shqipërisë do të jetë e fortë, përballë një rivali me një ekip shumë të mirë. Për ne, kjo është sfida më e rëndësishme në rrugëtimin tonë drejt objektivit që kemi,” deklaroi ai.

Tekniku serb theksoi se atmosfera në kamp është pozitive dhe lojtarët janë të përgatitur për sfidën.

“Lojtarët janë të qetë dhe të fokusuar, i shikoj të karikuar dhe motivuar për të bërë të lumtur një komb të tërë. Jam i lumtur që luajmë në Leskovac, ku kushtet janë shumë të mira dhe pres që të kemi një spektakël futbolli,” shtoi Stojković.

Ndeshja Serbi–Shqipëri do të luhet të shtunën në orën 20:45, në stadiumin “Dubocica” të Leskovacit, në kuadër të grupit të eliminatoreve drejt Kampionatit Botëror 2026.

Lini një Përgjigje