Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë, nesër udhëton drejt Nishit

9 Tetor 2025, 18:58Sport TEMA
Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë,

Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot seancën e fundit stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” nën drejtimin e trajnerit Silvinjo.

Stërvitja u fokusua te përgatitja atletike, loja me top dhe provimi i skemave të ndryshme, duke përfshirë edhe goditjet në portë.

Skuadra do të udhëtojë nesër drejt Nishit, ku në orën 16:30 do të zhvillohet konferenca zyrtare para ndeshjes me trajnerin dhe një lojtar, në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”, në Leskovac.

Pas konferencës, ekipi do të zhvillojë stërvitjen e fundit në orën 17:30 për të mbyllur përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë.

1 Komente

  1. F
    Flm per mirekuptimin.

    Sot perfundoj seanca e fundit ne Shqiperi, nesen nisen per ne Nish Tulla, pasneser doterrihen si gomari ne duha.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje