“Kurthi” i Dukës për Sylvinhon kundër Serbisë dhe standardi i dyfishtë me trajnerët e Kombëtares

9 Tetor 2025, 18:15Sport TEMA
“Kurthi” i Dukës për Sylvinhon kundër Serbisë

Asnjë trajner i kombëtares shqiptare në epokën e Dukës, sado i suksesshëm të ketë qenë ai, nuk ka zgjatur më shumë se dy “mandate”. Një fat i tillë e pret edhe Sylvinhon, i sponsorizuar fort nga Edi Rama, madje edhe gjysmën e rrogës ia paguan qeveria me një VKM nga ato që edhe juristët më të zotë nuk i shpjegojnë dot.

E megjithatë, aventura e brazilianit është në finish. Njerëzit në FSHF e dinë se Duka nuk e donte Sylvinhon në këtë fushatë eliminatoresh, por kualifikimi në Europian dhe halli për të mos i prishur qejfin shefit të qeverisë, vendosi të luajë “kokë a pil”, pa i ardhur keq nëse ky brez lojtarësh që rrallë i vjen Shqipërisë, mund të meritonte një trajner më ekspert për të bërë hapin cilësor. Prandaj edhe në këtë fushatë eliminatoresh botëror, entuziazmi nuk është ai i europianit. Skuadra ka humbur shkëlqimin, lojtarët që bënin diferencën (Asani dhe Bajrami) janë fikur, Broja luan çuditërisht si mesfushor krahu dhe ka dy vite që nuk shënon, ndërsa futbollistë si Muçi apo Mehmeti kanë dalë jashtë planeve.

Në një klimë të tillë, Duka po mendon për trajnerin e ri dhe ka deklaruar së fundmi se “nëse Shqipëria nuk shkon në Botëror, atëherë gjërat mund të ndryshojnë” pas këtyre kualifikuesve. Mirëpo që Shqipëria të shkojë në Botëror duhet të bëjë një kthesë të jashtëzakonshme. Kuqezinjtë sot vërtetë janë të dytët në grup (8 pikë), por Serbia e vendit të tretë me një pikë më pak, ka edhe një ndeshje më pak.
Praktikisht, Shqipëria e ka si finale më 11 tetor në Leskovac, por edhe nëse fiton, sërish nuk e ka të sigurt kualifikimin. Vendi i dytë në grup, maksimumi të çon në play off, por nuk të kualifikon direkt. A e di Duka këtë? Padyshim që po.

Mirëpo t’i thuash opinionit publik se “trajneri duhet të na çojë në botëror që të sigurojë automatikisht rinovimin, dhe ta bësh këtë para një ndeshjeje me Serbinë në fushën e kësaj të fundit, është një lloj kurthi i kopjuar nga politika. Pra nëse bën “mrekullinë”, ia kemi dalë bashkë, por në të kundërt “paguan” trajneri.

Dhe për të kuptuar se çfarë standardesh përdor Duka me trajnerët e kombëtares, mjafton të shikoni se si trajton Alban Bushin që drejton ekipin Shpresa për 11 vitesh. Po, prej 11 vitesh dhe skuadra U-21 nuk është kualifikuar kurrë në një kompeticion të rëndësishëm, por Bushi e ka pasur gjithnjë në “xhep” rinovimin. Pa i dhënë llogari askujt. Ndërsa Sylvinhos nuk i mjafton kualifikimi në Europian. Duhet të na çojë në Botëror…(VNA)

6 Komente

  1. k
    kxp

    C'fare lesh analize eshte kjo? Duçja i FSHF nuk e paska larguar Silvinjon pasi nuk do qe ti prishe qejfin Edi Rames pasi qeveria paguan gjysmen e rroges se Silvinjos. Shkruan per nivelin e keq te kombetares nen Silvinjon pastaj ne fund i fut nje fjali qe Silvinjo na kualifikoi ne Evropian dhe meriton tratjimin qe i behet Bushit, pra ti rinovohet kontrata. Njerez qe shkruajne gjithfare idiotesish.

    Përgjigjjuni
    1. s
      silvi

      ca nuk kupton ti? Duka ka nji trajner qe nuk e ka dashur nme pas europeanit dhe e mban vetem se i thot rama dhe i pagun rrogen qeveria. tani po i kerkon medoemoes fitoren ne serbi, madje edhe kualisikim ne boteror. ndersa duka nuk ben te njeten gje me bushin qe e ka ngul aty te shpersat dhe nuk e heq. ca ka per te mos kuptu? prandaj situata eshte as mish as peshk ne komtare. apo iu dhemb ju patronazhiste te dukes kur shkruen keto!!!

      Përgjigjjuni
    2. R
      Roçka I peqinit

      pirdh pirdh te gjithe bashke, duka leshi, silvemjo dhe ramsi

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tufozi plak

        More kar gazetar ,a e ke vene re qe lojtaret tane jane rezerva apo lujne ne ekipe qe luftojne te mos bjene nga kategoria .Te bec prokopi duhet te kesh lojtare qe lujne titullare tek arsenali apo reali i madrit etj qe ne s’i kemi .Broja e Asllani tek interi e celsi nuk moren pothuaj asnje minute .Silvinjo po ben me te miren me lojtare qe jane jashte forme e qe se kane vixhutinnte mbajne tempo te larte loje .Mos ta ka fajin silvinjo qe na keta kemi ?

        Përgjigjjuni
        1. s
          silvi

          ja edhe nji tjetr patronazhist i dukes yttt

          Përgjigjjuni
          1. T
            Te yfte

            O SILVI qe nga emri me dukesh pederast cfare nuk te pelqen tek keta qe komentojne fol konkretisht. Te kuptohesh kokra e bythqirit se vetem anatemon asnjeri ketu qe shkruan nuk eshte aleati I Dukes secili thote ate qe mendon na thuaj cfare mendon ti I zgjuari.

            Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje