Arbitri rumun Istvan Kovaç do të jetë gjyqtari kryesor në ndeshjen e mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.
Sipas njoftimit të UEFA-s, Kovaç do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Mihai Marika dhe Ferenc Tunjogi, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Horatiu Feșnic, po nga Rumania. Në dhomën e VAR-it do të jenë gjyqtarët gjermanë Bastian Dankert dhe Pascal Müller.
Sfida e grupit K do të zhvillohet të shtunën në orën 20:45, në stadiumin “Dubočica” të Leskovcit, dhe pritet të jetë një nga takimet më të nxehta të kësaj jave kualifikuese.
Kovaç konsiderohet si një nga gjyqtarët më të mirë evropianë të momentit. Ai ka arbitruar finalen e fundit të Champions League të zhvilluar në Mynih mes Paris Saint-Germain dhe Interit. Më herët ka arbitruar finalen e të Ligës së Konferencës mes Romës dhe Feyenoordit (2022) të luajtur në Tiranë, si dhe finalen e Ligës së Evropës mes Atalantës dhe Bayer Leverkusenit.
Pas pesë ndeshjeve të luajtura, Anglia kryeson Grupin K me 15 pikë, e ndjekur nga Shqipëria me 8 pikë, ndërsa Serbia ka 7 pikë dhe një ndeshje më pak. Letonia renditet e katërta me 4 pikë, ndërsa Andorra mban vendin e fundit pa asnjë pikë.
Hahaha...cfare gjetje idiote!? Ska nevoje te shpjegoj pse?
Ky arbiter nuk me pelqen. Eshte nje servil qe do ta paguajm nese kane vendosur te na skualifikojne nga boterori e te mbajne nje ekip grindavecesh sic jane dhe tifozat e tij .
Pse nuk vune nje Serb? Do te ishte me I pa anshem se keto kurvat Rumune. Te dhjefsha poziten qe ke ne uefa e fifa o Duke.