VIDEO/ "Më mungon goli, jam i fokusuar të shfrytëzoj rastet", Armando Broja: Ndaj Serbisë luftojmë për fitore

8 Tetor 2025, 12:27Sport TEMA
VIDEO/ "Më mungon goli, jam i fokusuar të shfrytëzoj

Shqipëria do të luajë një nga ndeshjet më delikate në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Kuqezinjtë do të përballen me Serbinë ditën e shtunë, takim që do të luhet në Leskovac duke nisur që nga ora 20:45.

Në prag të kësaj përballjeje, në konferencën e ditës së sotme për mediat ka folur Armando Broja. Ky i fundit shprehet më shumë se kurrë gati për të zhvilluar këtë takim, ku premton se në fushë do të hyjnë vetëm për 3 pikët.

“Ju mungon goli, por tifozëve shqiptar iu mungon Broja? Për mua më e rëndësishme është të fitojmë ndeshjen dhe për të marrë 3 pikët. Ky është rezultati që na duhet. Për mua, e di që dua të shënoj gola, por dua të ndihmoj ekipin me pasime me gola dhe e rëndësishme është ekipi të marrë 3 pikët.

Si është atmosfera brenda ekipit. Kemi patur bisedë me Sylvinhson? Është një ndeshje e futbollit dhe është shumë e rëndësishme. Ne jemi shumë të foksusur dhe përqendruar. E dimë të gjithë që është ndeshje e madhe dhe bashkë me trajnerit po diskutojmë se çfarë duhet të bëjmë.

Në qendër apo në krah të sulmit? Kam mundësi të shënoj gola në krah të majtë, të djathtë në qendër. Varet se si do të shkojë ndeshje. Edhe trajneri më thotë të jem i fokusuar se do të dalë rasti. Në një sfidë mund të të dalë vetëm një rast dhe të shënon për të fituar ndeshjen. Unë jam i fokusuar të shfrytëzon këtë rast, si dhe të ndihmoj shokët për të arritur te porta.

Ndeshje deçizive, sa shanse kemi? Kemi shanse maksimale. Kemi grup të vështirë, si Anglia dhe Serbia. Ne do të luftojmë deri në fund dhe ndeshja me Serbinë është shumë e rëndësishme dhe ishalla e fitojmë”, ka përfunduar Broja

5 Komente

  1. T
    Timi

    Nuk kam shpresa tek ky ekip. Ka mjaft talentë por nuk gjejnë koordinim në grup. Luajnë pa kokë, thjesht luajnë. Shpresoj të zgjohen.

    Përgjigjjuni
    1. d
      daku

      Po pse i jepni kaq hapesire ketij futbollisti medioker. Ne Angli nuk e mbajne as ne stol , ketu e kane idhull !!! Cudi shqiptare

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tifozi plak

        Kur te te behet mbare biri .sot ,neser pas 20 vjetesh ,na ketu jena duke pritur e shpresuar .

        Përgjigjjuni
        1. R
          Roberto

          Thoni nje fjale te mire per ta motivuar lojtarin sidomos ne kete ndeshje per "jete a vdekje". Ne e dime si ka qene dhe si eshte gjendja e Brojes. Ne fushat angleze sprinti dhe loja e tij pelqehej shume por njeriu ka ulje-ngritjet e veta. Jemi te detyruar te shpresojme dhe ti urojme fitore ekipit tone dhe ne kete fitore Broja te tregoje veten dhe te shenoje gol.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pordhet e medha ne breket e grisura

            Lutju Zotit qe kape nje Kontrate tek Chelsea…por si duket po tregon qe nuk ben dot me shume..per dy vite do perfundoje tek Liga e 4 angleze…..Shqiperia nuk ka Force te Rrahe Serbine…Nuk lunettes futbolli me idioter te infektuar nga Politika dhe pseudo patria……Kaq ka mundesi Shqiperia nje vend I Vogel me pordhe te medha….

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje