Lëvizje të rëndësishme në pankinat e futbollit shqiptar. Flamurtari F.C. ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen me konsensus të bashkëpunimit me trajnerin Carlos Garcia. Klubi vlonjat e falënderon spanjollin për profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës që drejtoi skuadrën kuqezi, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës.
Ndërkohë, një tjetër lajm vjen nga kryeqyteti. Partizani ka njoftuar se drejtimin e ekipit e ka marrë trajneri Oltijon Kërnaja, i cili ka nisur menjëherë përgatitjet me skuadrën në “Arenën e Demave”. Për momentin grupi nuk është i plotë, pasi disa lojtarë janë të angazhuar me ekipet përfaqësuese. Sfida e radhës për të kuqtë do të jetë pikërisht ndaj Flamurtarit në Vlorë.
Një përballje që vjen në një moment interesant për të dy skuadrat, me ndryshime të freskëta në pankinë dhe me synimin për të kthyer rezultatet pozitive.
Akoma mendoni se tek Partizoni eshte pune trajneri!!! Edhe Guardiola te vije nuk ka cfar te beje.Ky eshte ekipi me i dobet sa mbaj mend une mbi 50 vjet.Keta nuk jane futbolliste jane thjeshte amatore qe nuk dine te ulin top,nuk dine driblojne ,ne cdo moment nuk dine ku jane ne fushe ke kane afer kundershtare apo shokun apo jane vetem.Ky ekip nuk behet dhe do te duhen 2 deri ne 3 vjet qe te zevendesohen nese nuk bien nga kadegoria.