VIDEO/ Taulant Balla plotëson dëshirën e tifozëve nga diaspora: Bashkon Asllanin dhe Brojën para sfidës me Serbinë

9 Tetor 2025, 19:34Sport TEMA
VIDEO/ Taulant Balla plotëson dëshirën e tifozëve nga

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka realizuar një takim simbolik në prag të ndeshjes së rëndësishme Serbi–Shqipëri, duke bërë bashkë dy nga futbollistët më të dashur të Kombëtares, Kristjan Asllanin dhe Armando Brojën.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Balla zbulon se nisma erdhi pas një mesazhi nga diaspora shqiptare:

“Një mik nga diaspora më shkruante sot: të lutem, të bëhen bashkë Armando dhe Kristi. I thashë ata bashkë janë, mos u merrni me llafe. Bashkimi bën fuqinë — thoshte Skënderbeu — dhe djemtë e shqipes e dinë mirë,” – shkruan Balla.

Ky gjest vjen në një moment të veçantë për Kombëtaren, teksa kuqezinjtë po përgatiten për përballjen delikate ndaj Serbisë, ku uniteti dhe fryma e bashkimit janë më të rëndësishme se kurrë.

4 Komente

  1. t
    tao tao

    e mor tao tao.. do besh politik me kta dy ti ? Broja duket sikur e ka mar me zor me ba foto..

    Përgjigjjuni
    1. D
      Deep Purple

      Doli ky kokloqja

      Përgjigjjuni
      1. A
        Albanian

        Ik mor rrot kari ti dhe ata dy qe pranojnë te bejne video me ty.

        Përgjigjjuni
        1. G
          GoFuckYourself

          ky e ka surratin si byth derri

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje