VIDEO/ Kombëtarja shqiptare prek tokën serbe, pritet nën masa të rrepta sigurie

10 Tetor 2025, 14:43Sport TEMA
VIDEO/ Kombëtarja shqiptare prek tokën serbe, pritet nën masa

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Serbi për ndeshjen e shumëpritur të së shtunës ndaj skuadrës vendase. Kuqezinjtë janë pritur nën masa të rrepta sigurie në aeroport, me një prani të konsiderueshme të forcave policore dhe agjentëve të sigurisë.

Sfida që do të luhet në “Dubocica Stadium” të Leskovacit është cilësuar si një ndeshje për “jetë a vdekje” për fatet e Shqipërisë në rrugën drejt Kampionatit Botëror 2026.

Atmosfera para përballjes pritet të jetë e ndezur, ndërsa autoritetet serbe kanë marrë masa shtesë për të shmangur çdo incident. Kombëtarja do të zhvillojë seancën e saj të fundit stërvitore në mbrëmjen e sotme, përpara se të zbresë në fushë për sfidën e së shtunës në orën 20:45.

4 Komente

  1. A
    Albi Boston

    Suksese

    Përgjigjjuni
    1. t
      tom

      Leskovaci eshte toke shqiptare mor idiote!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sander

        fitore djema!

        Përgjigjjuni
        1. B
          Babo

          Forca cuna na beni krenare jepbi 200% ne ate fushe.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje