Mbledhja e UEFA-s në Tiranë: Merret vendimi, zbulohet stadiumi për finalen e Champions-it në 2027

11 Shtator 2025, 17:55Sport TEMA
Mbledhja e UEFA-s në Tiranë: Merret vendimi, zbulohet stadiumi

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, mbajti në Tiranë mbledhjen e radhës, ku u morën vendime të rëndësishme.

Është vendosur që finalja e Champions League për vitin 2027 të zhvillohet në Madrid. Bëhet fjalë për stadiumin “Metropolitano”, shtëpia e Atletico Madrid.

Finalja e Superkupës së UEFA-s për vitin 2026 do të zhvillohet në Salzburg, Austri.

Finalja e Championsit për femra 2027 në Poloni.


Vendimet e marrë nga UEFA për finalet:
Finalja e UEFA Champions League 2027 – “Estadio Metropolitano”, Madrid, Spanjë

Finalja e Ligës së Kampionëve të Femrave UEFA 2027 – Stadiumi Kombëtar, Varshavë, Poloni

Superkupa e UEFA-s 2026 – Salzburg, Austri

Finalja e UEFA Futsal Champions League 2026 – Pesaro, Itali

2027 UEFA Futsal U-19 EURO – Astana, Kazakistan

2027 UEFA Futsal për Femra EURO – Osijek, Kroaci

Lini një Përgjigje