Me funde dhe bluza të kombëtares, tifozët e Islandës shijojnë Durrësin para ndeshjes

27 Shtator 2022, 16:39Sport TEMA

Me funde dhe bluza të kombëtares, tifozët e Islandës

Me veshjet tradionale dhe bluzat e kombëtares, tifozët nga Islanda shijuan detin e Durrësit para emocioneve të ndeshjes me Shqipërinë të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Të paktë në numër, por origjinalë!

Para emocioneve të ndeshjes Shqipëri Islandë, tifozët kombëtares nordike të futbollit gjetën forma të ndryshme për të shijuar udhëtimin në vendin tonë. Një pjesë qëndruan në Durrës.

Kostumet tradionale të vendit të tyre, u panë në zonat të ndryshme të qytetit bregdetar.

Nuk u rezistuan fotografive pranë statujave të bronzta të këngëtarëve botërore Mick Jagger, John Lennon dhe Bob Dylan, ku prej ditësh kanë mbetur vetëm, këmbët e Tina Tërner, pas statuja e saj u dëmtua.

Shprehën vlerësime për vendin dhe të kënaqur me mikpritjen.

Shqipëri-Islandë që do të luhet të martën në orën 20:45, në stadiumin “AIR Albania” është ndeshja e fundit e kombëtares tonë tashmë të eleminuar nga Liga e Kombeve.

Lini një Përgjigje