Mediat e huaja: Shqipëria e pafat me shortin e Euro2024

3 Prill 2024, 16:04Sport TEMA
Mediat e huaja: Shqipëria e pafat me shortin e Euro2024

Kombëtarja shqiptare do t’i jap dorën e fundit përgatitjeve për në Euro2024 me dy miqësoret e muajit qershor ndaj Azerbajxhanit dhe Lihtenshtejnit. Dy kundërshtarë prej të cilëve, Sylvinho dhe stafi i tij do të shuajnë dyshimet rreth lojtarëve të grumbulluar për në turneun e kësaj vere.


Nga një analizë e mediave të huaja, Shqipëria konsiderohet surprizë në Kampionatin Europian, pasi ia doli të fitojë grupin me rivalë si Polonia dhe Republika Çeke.

Duke iu referuar një artikulli të faqes së specializuar të rezultateve “Fleshscore”, fatkeqësisht kombëtarja jonë gjendet në një grup shumë të vështirë dhe me kundërshtarë si Spanja, Italia dhe Kroacia. Gjithsesi, sipas tyre, kuqezinjtë kanë në përbërje futbollistë cilësore.

Përvoja e Thomas Strakosha dhe Elseid Hysaj shihet si domethënëse prej tyre, teksa kërcënim për rivalët cilësohet edhe Armando Broja. Formimi te një akademi si ajo e Chelsea konsiderohet si benefit i madh për kombëtaren shqiptare. Shqipëria luan më 15 Qershor ndaj Italisë, më 19 ndaj Kroacisë dhe më 24 Qershor përballë Spanjës.

Lini një Përgjigje