“Mirror”, “Daily Mail” apo edhe “Express” ishin të fokusuara sot në shifrën e përfituar nga Çelsi nga mosaktivizimi i Armando Brojës.
Shqiptari jo vetëm që nuk ishte titullar në fitoren e madhe të Fulhamit përballë Totenhemit, por ka përfunduar në fund të hierarkisë së sulmuseve të klubit ku është huazuar deri në fund të sezonit.
Çështja është më e ndërlikuar se ç’duket për Brojën pasi fusha po i jep të drejtë trajnerit Silva, i cili dje pas ndeshjes tha: “Klauzolat mes klubeve nuk më interesojnë shumë. Jam këtu për të vendosur se çfarë është më e mira për një ndeshje. Të them të drejtën nuk kam humbur as një gjysëm sekondi për të menduar për këtë temë. Nëse një lojtar është në formë dhe na jep shanse që të fitojmë ndeshjen atëherë ai lojtar është titullar. Gjithçka tjetër nuk më takon mua që ta mendoj”, tha Marko Silva.
Më tej tekniku portugez i Fulham i shkon edhe më në thellësi çështjes duke sqaruar se statusi si “i huazuar” nuk është një pengesë për Brojën për të qenë titullar. “Për mua luajnë ata, të cilët janë në formë më të mirë pasi kështu rriten shanset tona për të fituar ndeshjet. Fakti që Armando është i huazuar nuk ndikon në zgjedhjet e mia”, tha Silva.
Fusha i jep të drejtë Silvës pasi rivali i Brojës për një vend në formacion po bën mjaft mirë. Rodrigo Muniz ditën e djeshme shënoi 2 nga tri golat e Totenhemit duke dërguar kështu në 7 numrin e golave të shënuar në shtatë takimet e fundit. Muniz është lojtari me më shumë gola të shënuar në Premier Ligë që nga fillimi i muajit shkurt. “Nëse Armando nuk luan tani është se në vend të tij aktivizozhet Rodrigo, i cili është më deciziv”, tha Silva.
Sigurisht qe Muniz ka shenuar me shume gola, por kur ti e fut lojtarin vetem ne 7-10 minutat e fundit, kur e tere skuadra eshte e demoralizuar nga humbja, cfare duhet te beje ky lojtar qe luan pak dhe nuk e ka mbeshtetjen e skuadres? Mjafton qe te shikosh se cfare notash merr Broja nga specialistet, qe edhe pse luan disa minuta, merr nota me te larta se Muniz. E kam vene re kete fenomen, sa here qe Fullham mundet, notat e Brojes jane me te lartat e te gjithe ekipit, megjithese ai luan vetem 10 minutat e fundit te lojes. Eshte e vertete qe duhen rezultatet ne fushe, por ato nuk vijne vetem duke besuar tek i njejti lojtar, por edhe tek alternativat dhe me siguri Absolute, Broja do ti shperblente te tere ato trainere qe do ti besonin duke e futur ne formacion, qe nga fillimi. Nje aspekt tjeter eshte edhe ai i grupit. E kam vene re, se Broja nuk sherbehej si nga lojtaret e tjere te Celsit, po ashtu edhe nga ato te Fullham-it. Ai merrte dhe merr topa vetem ne ato raste kur nuk ka alternative tjeter te lojtareve te tjere te Celsit apo Fullhamit. Kam luajtur vete futboll dhe e di se si funksionojne keto gjera ne nje skuader, ku lojtaret kane preferenca dhe ndihmojne ata shoke skuadre te cilet i preferojne jashte fushes se lojes dhe me te cilet kane miqesi. Grupi arrin maksimumin vetem kur lojtaret trajtohen njesoj, pa krijime grupesh brenda skuadres. Shikoni Inter-in versus Lazio-s dhe do kuptoni se perse gjerat shkojne mrekullisht tek Inter dhe keq te Lazio.
Broja ben mire te shkoje ne nje kampionat me te ulet per gjysem sezoni te rifitoje formen fizike dhe psikologjike.
Nuk mundet me Broja te shkoje askund tani,deri ne fund te fazes se dyte eshte i detyruar te rrije aty!! Keto jane efektet e nje menaxhimi jo te mire te situates nga ata qe kujdesen per Brojen! Broja u perdor si karem nga trajneri portugez, qe shfrytezoi per te ndryshuar sulmusin qe kishte dhe qe njifte.Broja nuk u pranua edhe nga grupi qe dominon ne dhomat e zhveshjes tek Fullham, e mblodhen rreth Munioz dhe nuk moren parasysh asgje qe Broje vjen nga nje demtim i rende,dhe trajneri nuk ngurroi ta çoje ne tribune kesaj radhe per te mbrojtur ate grupin qe eshte krijuar pa Brojen,nuk i intereson e ardhmja e Brojes,dhe e thote kete,kush eshte ne forme luan,kur e di mire gjithkush,qe forma perfitohet kur luan,jo ne tribune!! Uroj qe Broja te ndihet mire keto dite me kombetaren,mund ta ndihmojne sado pak te riperterihet edhe psikollogjikisht,e pse jo,te jete nje kthese kur te krhehet ne klub.