Medikamentet dhe pasojat që po i bëjnë lojtarët të sëmuren, Raducioiu i trembur: Çfarë kishte në serumin që na bënin?

18 Janar 2023, 16:00Sport TEMA

Medikamentet dhe pasojat që po i bëjnë lojtarët të

Vazhdojnë të bëjnë zhurmë deklaratat tronditëse të Dino Baggio për terapitë të cilave i nënshtroheshin futbollistët në vitet ’90. 

Pas përgjigjeve të Alberto Di Chiara dhe Alessandro Melli, nga Rumania vjen edhe dëshmia e Florin Raducioiu për këtë çështje. 

“Bëja serum me një lëng rozë – shpjegoi ish-sulmuesi i Barit, Veronës, Brescias dhe Milan -. E pranoj, kam marrë edhe disa ilaçe. Tani do të telefonoj mjekun që na ndiqte te Brescia për të kuptuar më shumë – shtoi ai -. Për të gjetur se çfarë ilaçesh kam marrë në Milano, Brescia dhe Verona”.

Shumë i goditur nga vdekja e Mihajlovic dhe Vialli dhe nga deklaratat e mëvonshme të Dino Baggio, Raducioiu, tani 52 vjeç, rriti dozen e aludimeve. Ai përkufizoi një pamje shqetësuese të praktikave mjekësore në përdorim në vitet në të cilat luante në fushat e Serie A. 

“Ne nuk e dinim se çfarë merrnim. Na kanë thënë gjithmonë se ishin vitamina, glukozë – tha ai në emisionin “Sport Report” në Orange Sport -. Gjatë gjithë kohës bënim serum me këtë lëngun rozë, në prag të ndeshjeve, e mbaj mend shumë mirë”.

Një rikonstruksion i vigjiljes së ndeshjeve të destinuara të rihapin debatin për çështjen e dopingut gjatë viteve ’90. Kjo do të nxisë dyshime dhe shqetësime të reja për lojtarët e asaj epoke. 

“Në Milano merrnim të tjera gjëra, pilula. E thashë para dhe pas vdekjes së Gianluca Vialli, aty ishte edhe Gică Popescu – përfundoi Raducioiu -. Duhet të pyesim veten pse ndodhin këto vdekje të parakohshme”.

 

2 Komente

  1. M
    Miokardit nga vaksinat

    Vaksinat. Ja perse ndodhin vdekjet. Miokardit.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Plaku pa dhambe

      Paolo Rossi vdiq i ri po ashtu ,ndersa brezi i futbollit te viteve 60 perpara se te hynte mjekesia ne futboll jane hala gjalle .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje