Murinjo ka mbetur i kënaqur nga profesionalizmi i Marash Kumbullës, Roma refuzon ofertat për mbrojtësin e Shqipërisë

18 Janar 2023, 14:50Sport TEMA

Murinjo ka mbetur i kënaqur nga profesionalizmi i Marash Kumbullës,

Marash Kumbulla është treguar fantastik në dy ndeshjet e fundit të Romës. 

Mbrojtësi shqiptar e ka nisur nga minuta e parë, ndërsa veçanërisht ndaj Fiorentinës, performanca ishte e nivelit të lartë në Serinë A.

Murinjo ka mbetur i mahnitur nga profesionalizmi i Kumbullës që stërvitet me përkushtim dhe mban nivele të tilla, pavarësisht se luan pak minuta. 

Mediat italiane raportojnë se Roma ka refuzuar ofertat për lojtarin e Kombëtares dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e kryeqytetasve. 

 

Lini një Përgjigje