Pirlo “tërbohet” në Turqi: Kot që punoj, gjithçka e vendosur jashtë fushës

17 Janar 2023, 15:32Sport TEMA

Pirlo “tërbohet” në Turqi: Kot që punoj,

Pas eksperiencës me Juventus në Serie A, Andrea Pirlo është duke përjetuar aventurën e dytë në karrierën e tij si trajner. Aktualisht, ish-mesfushori është në drejtimin e Fatih Karamguruk në Superligën turke teksa situata nuk po shkon aspak në favorin e italianit. Pas barazimit të fundit në kampionat ndaj Kasimpasa me rezultatin 2-2, Pirlo “shpërtheu” në media duke u ankuar se në Turqi rezultatet janë të fiksuara dhe sipas tij ishte e kotë të punohej gjithë javën.

“Nëse kërkojnë t’i vendosin ndeshjet jashtë fushës, atëherë është e kotë që të punojmë gjithë javën. Ne si skuadër do të analizojmë gabimet tona, por është mirë që edhe arbitri të analizojë gabimet e tij në ndeshje.


Është e kotë të punojmë dhe më pas të shohim episode që të bëjnë të ndihesh keq, nëse duan që të vendosin ndeshjet nga lart atëherë mos të zbresim fare në fushë. Në çdo ndeshje të kampionatit ka episode të dyshimta dhe unë fatkeqësisht nuk e kuptoj arsyen”, u shpreh Pirlo.

Aktualisht, Karagumruk e drejtuar nga Pirlo renditet në vendin e 10-të të klasifikimit, në kuotën e 21 pikëve ndërsa ndjen ende rrezikun e zonës së ftohtë.

2 Komente

  1. x
    xhelua

    Eh more Pirlo lojtar i madh dhe shume intelegjent po ndeshjet po trukohen ne Itali jo me ne Turqi ku gjithshka eshte pazar aty dhe grate i blejne me lek paske gjetur vend te besh kariere si trainer.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ancelloti

      Pas eksperiencës me Juventusin, nuk janë të panjohira për ty këto truke Andrea. Karma is a bitch.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje