
Real Madridi do të mund të forcohet ndjeshëm pas përfundimit të sezonit aktual. Drejtuesit e Los Blancos nuk planifikojnë transferime në janar, por janë gati të përfitojnë nga gjendja e favorshme financiare e klubit në verë.
Sipas Cope, buxheti i transferimeve të Real Madridit për merkaton e ardhshme do të jetë rreth 300 milionë euro. Objektivi kryesor i Real Madridit për këtë verë është mesfushori i Borussia Dortmundit, Jude Bellingham. Gjithashtu Madridi, sipas thashethemeve, synon të forcojë krahun e majtë të mbrojtjes.
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, do të kishte tre lojtarë në kokën e tij për të tentuar t’i sjellë te blancos në seancat e ardhshme të tregut të transferimeve. Siç raporton AS, në fakt, janë identifikuar tre objektiva për të ardhmen: Bellingham, Davies dhe Haaland.
Mesfushori anglez, sipas idesë së Presidentit, do të zëvendësonte në mënyrë perfekte Luka Modric: e njëjta gjë vlen edhe për sulmuesin e Manchester Cityt, i cili do të zinte vendin e Karim Benzema.
Në krahun e majtë, megjithatë, favorit është Alphonso Davies, një mbrojtës i Bayern Munichut, i cili u shfaq edhe në Katar me Kanadanë: vullneti i lojtarit mund të luajë një rol vendimtar në këtë operacion.
Lini një Përgjigje