
Flamujt e Rusisë dhe Bjellorusisë janë ndaluar nga truneu i tenisit “Australian Open” pas një incidenti në fushë. Tifozët fillimisht u lejuan që të sillnin flamujt e skuadrave të tyre në “Melbourne Park” me kusht që të mos shkaktonin përçarje.
Por ky vendim u ndryshua nga organizatorët pasi tifozët shfaqën një flamur rus gjatë një ndjeshjeje midis Kateryna Baindl të Ukrainës dhe Kamilla Rakhimova të Ukrainës.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë me lojtarët dhe tifozët tanë për të siguruar ambientin më të mirë të mundshëm për të shijuar tenisin”, tha Tennis Australia në një deklaratë.
Tifozët ukrainas deklaruan se e kanë thirrur policinë për të garantuar sigurinë në ndeshjen e raundit të parë të hënën, duke pretenduar se mbështetësit e Rusisë po “tallnin” ukrainasen Baindl.
“Kjo është shumë e pasigurt, lufta po vazhdon. Është një fushë e vogël, djemtë ishin jashtëzakonisht afër lojtareve, ndjeva frikë”, tha një tifoz ukrainas.
Por një nga tifozët që ngritën flamurin rus tha se ata thjesht kishin mbështetur bashkëatdhetaren e tyre. Ambasadori i Ukrainës në Australi dhe Zelandën e Re i kishte bërë thirrje më herët Tenis Australia të marrë masa.
Atletët rusë dhe bjellorusë nuk mund të luajnë nën flamujt e vendeve të tyre në disa sporte, përfshirë tenisin, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në Shkurt të vitit të kaluar.
Lini një Përgjigje