Nga Pirlo te Allegri dhe 425 milionë të shpenzuara, sa shumë gabime te Juventus

16 Janar 2023, 15:22Sport TEMA

Nga Pirlo te Allegri dhe 425 milionë të shpenzuara, sa shumë

Tre sezonet e fundit (përfshirë edhe këtë aktualin, të paktën sa i takon kampionatit) mund të konsiderohen të dështuar për Juventus. Aktualisht, bardhezinjtë janë 10 pikë prapa Napolit kryesues dhe me disfatën e fundit pikërisht ndaj të kaltërve, u kuptua se nuk kanë forcën për të garuar deri në fund për titullin.

Sa i takon dy sezoneve të fundit, Zonja e Vjetër nuk ka shkuar më shumë se vendi i katërt dhe i është gëzuar vetëm kualifikimeve në Champions League. Por, zhgënjimi bëhet edhe më i madh në momentin kur italianët në këto vite kanë shpenzuar miliona, më saktë janë plot 425 milionë që Juventus ka harxhuar në këto tre sezone të fundit.


Në sezonin 2020-2021, kartoni i Arthur i kushtoi 72 milionë euro, Chiesa 50 milionë, McKennie 23 milionë, Morata 20 milionë, Rovella 18 milionë, Mandragora 10.7 milionë dhe Ake 7 milionë. Për të kaluar më pas në sezonin 2021-2022, ku shpenzimi më i madh lidhej me Dusan Vlahovic. Serbi i kushtoi Juventusit plot 81.6 milionë euro, Kean 35 milionë, Locatelli 25 milionë, Zakaria 8.6 milionë, Gatti 7.5 milionë dhe Kaio Jorge 1.5 milionë.

Ndërkohë, në sezonin 2022-2023, lojtari që kushtoi më shumë ishte mbrojtësi Bremer, plot 41 milionë euro, Kostic 12 milionë, Cambiaso 8.5 milionë, Paredes 2.5 milionë, Milik 0.9 mijë si dhe Di Maria e Pogba që mbërritën me kosto zero.

Të gjithë këto transferime i kanë kushtuar Juventus plot 425 milionë euro, para të cilat më pas ndikuan edhe në përkeqësimin e bilancit për t’u rënduar më shumë nga akuzat për mashtrim në deklarimin e të ardhurave duke kulmuar me tërheqjen e presidentit Andrea Agnelli dhe bordit drejtues. Tashmë, te Juventus duhet t’ia nisin nga zero dhe t’i besojnë më shumë të rinjve si Miretti, Fagioli, Kean apo edhe Iling Junior.

Lini një Përgjigje