Merr fund pritja 5-vjeçare, Flamurtari rikthehet në elitën e futbollit shqiptar! Kategoria e Parë jep verdiktet

20 Prill 2025, 17:17Sport TEMA
Merr fund pritja 5-vjeçare, Flamurtari rikthehet në elitën e

Pesë vite pritje morën fund. Flamurtari i Vlorës ka siguruar rikthimin në Superligën e futbollit pas fitores 0-1 që mori në ndeshjen e fundit të kampionatit në Kategorinë e Parë.

Skuadra e Artim Pollozhanit ia doli të mbante nën kontroll presionin që vinte nga Besa, me kavajasit të cilët gjithashtu bënë detyrën duke fituar 1-3 kundër Valbonës, por që ngjitjen në elitë do ta diskutojnë përmes ‘play-off-it’.

Në ‘play-off’ për tu ngjitur janë edhe Burreli, Pogradeci dhe Apolonia. Skuadra të cilat renditen në vendin e 4, 5 dhe të 6-të.

Nga Kategoria e Parë ranë direkt në Kategorinë e Dytë Valbona dhe Erzeni, ndërsa Kukësi dhe Kastrioti do të bëjnë ‘play-out’ për të siguruar qëndrimin.

2 Komente

  1. B
    Bujar kanapari

    Flamurtarit dhe Vores suksese. Besa klasifikohet 30 pike me shume se Apollonia e vendit te 6-te. Cfare kuptimi ka plejofi. Nuk mund te kete plejof te dyfishte, nje here brenda kategorise, pastaj me vendin e 8 ne Superiore. Keto jane cudira te federates

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlora ime

      Ky muabet keshtu ka qen e nuk eshte ndonje çudi se edhe italiani ashtu e ka po qe te ndeshen 4 skuadrat e vendeve te para kush do fitoj kampionatin kjo eshte vesh duart kok

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje