Messi homazhe për Papa Françeskun: Faleminderit që e bëtë botën një vend më të mirë

22 Prill 2025, 15:10Sport TEMA
Messi homazhe për Papa Françeskun: Faleminderit që e

Lionel Messi, kampioni argjentinas nderoi kujtimin e Papa Françeskut i cili u nda nga jeta të hënën e 21 prillit në Vatikan. Me origjinë nga Argjentina, Papa i ndjerë ishte një fans i futbollit që në vegjëli dhe kishte një lidhje me klubin e San Lorenzo në vendlindje.

“Një Papë ndryshe, argjentinas”, shkroi sulmuesi i Inter Miami në Instagram, krahas një fotoje nga takimi i tyre në vitin 2013. Më tej Messi shkruan “Papa Françesku, faleminderit që e bëtë botën një vend më të mirë. Do të na mungosh.”

Veç sfidave në Itali, edhe Shoqata e Futbollit në Argjentinë shtyu çdo ndeshje të hënën në shenjë zie për ndarjen nga jeta të Papës. Ndërkohë në ndeshjen e radhës te San Lorenzo do nderojnë kujtimin e Papës me një minutë heshtje.

1 Komente

  1. D
    Degelisi

    Bota eshte bere me keq, por keta nuk shikojne lajmet dhe vrasjet ne Ukraina, Palestine, Jemen, Sudan, Kongo

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje