Mirlind Daku ka siguri të madhe, e thotë edhe në Rusi: Shqipëria do të jetë befasia e madhe e Europianit në Gjermani

7 Maj 2024, 18:25Sport TEMA
Mirlind Daku ka siguri të madhe, e thotë edhe në Rusi:

Shumë pikëpyetje janë ngritur për mungesën e mundshme të Mirlind Dakut në EURO24. Veçanërisht pas lënies jashtë të këtij sulmuesi në ndeshjet miqësore të marsit të Shqipërisë kundër Kilit dhe Suedisë.

Megjithatë Daku e ka ngritur së tepërmi formën që prej asaj kohe dhe tanimë është nominuar për lojtarin më të mirë të vitit dhe sulmuesin më të mirë të vitit në Rusi. Në një deklaratë të fundit, trajneri i Rubin Kazan, Rashid Rakhimov, ka konfirmuar Dakun në listën e Europianit të Gjermanisë.

“Daku do të shkojë në Europian. Nuk kam dëgjuar ende gjë që mund të largohet. Kemi bërë një bisedë me të, i kam thënë që të rritet dhe të zhvillohet. Ka një siguri të madhe dhe potencial. 

Sigurisht, momenti i ndarjes do të vijë, por mos u nxitoni për këtë moment, së pari duhet të jetë një lojtar i qëndrueshëm dhe të tregojë nivelin e tij. Ne kemi krijuar një lloj varësie prej tij. Është e vështirë që të ingranohesh si Daku në Rusi pasi vjen nga Sllovenia. Me përmasat e tij, të kesh një driblim të tillë, shpejtsi dhe aftësi për të luftuar, vlen shumë. Patjetër që do të shkojë larg”, tha trajneri i Rubin Kazan.

Ndërkohë nga krahu tjetër, Mirlind Daku ka dhënë një prononcim në mediat në Rusi, duke shprehur sigurinë e madhe për të kryer befasinë. “Shqipëria është në grupin e vdekjes në Europianin e Gjermanisë, por ne kemi për t’i surprizuar të gjithë atje”, tha Daku. 

4 Komente

  1. s
    sali

    Pa ulur meritat e lojtarit ,Postimi cdo dite ne Tema vetem per Dakun sa dhe per Mesin nuk shkruajne gazetat ,bije ere reklame qe nanje i afert apo tifoz i tij mundohet ti mbushe mendjen Silvinjos ta mare ne campionat,Lereni djalin te ece vete se keshtu si beni nanje te mire

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loni

      Vertete qe ka per te qene befasi. Ja parashikimet e mija per paraqitjen tone ne Euro2024: 1- Itali-Shqiperi 3-1; 2-Shqiperi- Kroaci 0-3; 3-Spanje-Shqiperi 4-0. Ne total nuk marrim asnje pike dhe golaverazhi ka per te qene 10-1

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tifozi plak

        Shumica e lojtareve jane te lodhur apo jashte forme me pak minuta .vertet qe kemi lojtare tek serie A por luajne ne skuadra qe jane ne fund te tabeles .pra shqiperia eshte ekuivalenti i Empolit kondra Interit apo juventusit .sukses do jene humbje te ngushta .kismet po ti vije shqiperise nje brez lojtaresh qe te luajne me Manchester city bayern etj atehere po mund te pretendojme .

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tifozi plak

          Shumica e lojtareve jane te lodhur apo jashte forme me pak minuta .vertet qe kemi lojtare tek serie A por luajne ne skuadra qe jane ne fund te tabeles .pra shqiperia eshte ekuivalenti i Empolit kondra Interit apo juventusit .sukses do jene humbje te ngushta .kismet po ti vije shqiperise nje brez lojtaresh qe te luajne me Manchester city bayern etj atehere po mund te pretendojme .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje