
Qëndrueshmëria e Jose Mourinho në stolin e Romës duket se nuk do të jetë afatgjatë. Trajneri 60-vjeçar duket se do t’i japë lamtumirën kryeqytetit italian në fundin e sezonit për të provuar një tjetër eksperiencë.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ekipet që ndodhen në derën e Mourinos janë Chelsea, PSG, Real Madrid dhe Inter. Momentalisht mbetet ende enigmë destinacioni i trajnerit portugez.
Megjithatë, Roma nuk kërkon të humbasë kohë dhe së fundmi ka shënjestruar një trajner që po bën mirë në Premier League.
Bëhet fjalë për Roberto De Zerbi që po merr rezultate të shkëlqyera në sezonin e tij të parë me Brighton. 43-vjeçari shikohet si pasardhësi i Mourinhos në stolin e Romës. Më parë De Zerbi ka drejtuar Sassuolon në Serie A.
Lini një Përgjigje