Mourinho rikthehet te Benfica pas 25 vitesh, kontratë me klauzolë të veçantë

18 Shtator 2025, 17:22Sport TEMA
Mourinho rikthehet te Benfica pas 25 vitesh, kontratë me klauzolë

Gjithçka u bë zyrtare: José Mourinho është trajneri i ri i Benficas. Klubi luzitan njoftoi arritjen e marrëveshjes me teknikun portugez, i cili rikthehet në stolin e “Shqiponjave” pas 25 vitesh. Për “Special One” ky është edhe një rikthim në kampionatin portugez, 21 vite pas triumfit historik në Champions League me Porton, në vitin 2004.

Mourinho ka nënshkruar një kontratë një sezon e gjysmë, pra deri në vitin 2026/27, por në marrëveshje është përfshirë një klauzolë e veçantë: dhjetë ditë pas përfundimit të këtij sezoni, si trajneri ashtu edhe klubi do të kenë të drejtën të refuzojnë rinovimin për vitin e ardhshëm, gjë që praktikisht mund të çojë në një ndarje të parakohshme.

Vendimi për të sjellë Mourinhon erdhi pas humbjes së rëndë në shtëpi kundër Qarabagut, që i kushtoi vendin e punës Bruno Lages. Rikthimi i “Special One” ka edhe një shije të veçantë historike: në vitin 2000 ai e kishte drejtuar Benfica-n, por ishte larguar pas vetëm tre muajsh për shkak të një mosmarrëveshjeje kontraktuale.

 

Ironikisht, trajneri portugez u shkarkua këtë verë nga Fenerbahçe pas eliminimit në kualifikueset e Champions League pikërisht nga Benfica. Një tjetër koincidencë është se Mourinho do të punojë në skuadrën e re me mesfushorin Richard Rios, lojtar që gjatë merkatos së kaluar ishte një nga objektivat e Romës, klubi i fundit italian që ai drejtoi.

Me këtë rikthim, Benfica synon të hapë një faqe të re nën drejtimin e një prej trajnerëve më të suksesshëm dhe karizmatikë të futbollit modern.

Lini një Përgjigje