"Mund të kishim ekip më të mirë", Reja flet për miqësoren me Italinë: Skema nuk ndryshon, më intereson loja dhe jo rezultati

15 Nëntor 2022, 19:07Sport TEMA

"Mund të kishim ekip më të mirë", Reja flet

Kombëtarja kuqezi do të zhvillojë nesër një ndeshje miqësore me Italinë në stadiumin “Air Albania”. Në prag të sfidës, trajneri i kombëtares Edy Reja ka dalë në një konferencë për mediat. Ai komentoi rëndësinë e ndeshjes dhe zbuloi pritshmëritë nga skuadra kuqezi.

“Për ne është e rëndësishme që të tregojmë se kjo skuadër po rritet. Ky është një test mjaft i rëndësishëm se do të na japë vlerën e kësaj skuadre. Unë uroj që të bëjmë një hap para në krahasim me ndeshjet e fundit.

Më vjen keq për shumë lojtarë që nuk na i lanë klubet, se mund të kishim ekip më konkurrues, por kam të rinj që kanë luajtur në këtë periudhë dhe mund të luajnë. Janë shumë të rinj, janë të 2001-2002, kam një ekip të ri që ka bërë mirë në këtë periudhë.

Do të kenë mundësi e do të bëjnë më mirë, mua nuk më intereson shumë rezultati, por paraqitja. Rezultatet janë bërë nga episodet dhe uroj që episodet ndonjëherë të sillen në anën tonë.

Moduli është ai që është, se na ka dhënë më shumë siguri e garanci. Pastaj mund ta modifikojmë gjatë ndeshjes. Kemi lojtarë që mund ta ndërrojmë në ndeshje e sipër, por duke folur me lojtarët, më thonë që ndjehen të sigurt. Pastaj nuk ka pse ta ndërrojmë ndaj Italisë.

Ka shumë risi, emrat e rinj nuk janë, mungojnë Cikalleshi e Balaj, që janë lojtarë që na kanë sjellë deri këtu edhe sa i përket rendimentit. Gjimshiti që më shërbente duke njohur vlerën e italisë në sulm, me eksperiencë ndërkombëtare. Më mungojnë disa, por ata që do të zbresin në fushë do të japin 100% dhe kam besim total”, shprehet Reja.

3 Komente

  1. E
    Ex alenatore

    Ne fakt eshte e vertete ajo qe thua,-“mund te kishim nje ekip me te mire”. Por cfar bere..!? Edhe ate qe pate e zvoglove,e dobsove me friken tende per te bere futbollin qe duam ne ne sulm,se doje rezultat dhe i trembe duke bere lojra ne mbrojtje,te cilen as kete nuk e bere. Mosha qe ke per fat te keq,te jep pasiguri dhe ti kete e ke cfaqur aq sa nuk je kohe per t’u ndrequr,prandaj eshte mire te largohesh nga ai stol se eshte “peshe e rende”per ty kombtarja shqiptare. Quindi,Edy Reja ,tu devi andare via senz’altro in questo momento..! Grazie.!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bujar Kanapari

      A e dini se c'fare me kujton Reja me skemen 3 5 2 dhe vendosmerine per te mos ndryshuar dhe per te mos patur nje plan B. Me kujton nje baba ne nje fshat ne Kavaje, ku fejesa e vajzes u prish 3 jave para se te martohej, ku ishte vendosur dhe data e marteses. Per 3 jave, ky baba duhet te conte nderin e tij dhe te vajzes, duke e martuar ne te njenjten dite, bile, disa dasmore, as nuk e kishin mesuar se fejesa e pare ishte prishur.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Grazia Grande Reja ...

        Faleminderit per gjithcka beni per Ekipin si Trainere edhe pse ndoshta rezultatet nuk jane ate qe shume nga ne Shqiptaret do deshironim ,por edhe Ju i Nderuar si Trainer i Kombetares vete , por ne shqiptaret te jemi Mirenjohes sepse dijme te nderojme Miqte e Sinqerte te popullit tone Italianet qe na jan gjendur ne cdo rast te veshtire per kOmbin tone prane e na ka dhene doren . Mirenjohes edhe per kte Takim iniciuar pikerishte nga Prezenca e Juaj ne Shqiperi ,,,si Trainer i Perfaqsueses Shqiptare duke na ber nji Nder si shqiptare dhe Kombetare e cila ka padyshim nji efekt ne Opinionit e Futbollit mbare Botes dhe i ngre Dinjitetit Shqiperise jovetem ne Futboll .-__-___________ ( nuk duhet te merziteni ndonjiher me shqiptaret ,me kerkesat e komentet e tyre ,sepse e bejne gjithcka nga padurimi qe kemi ,per te arritur me lart , na mundon ne cdo kohe arritja Suksesi sepse jemi impulsive ne kte drejtim dhe shume ambicioze edhe pse shpesh her s'bejme te duhuren dhe nuk shikojme ne drejtimin e duhur . Faleminderit Reja Grazie Italiani , ju jemi ne cdo kohe Mirenjohes )

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje