Julian Ahmataj është i ftuar në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News”, ku temë diskutimi ka qenë edhe ecuria e Kombëtares.
Ish-trajneri i Tiranës është shprehur se Shqipëria nuk mund të bëhet kurrë Spanja apo Brazili, por mund të arrijë Kroacinë.
Sipas tij, kuqezinjtë janë kthyer në një Kroaci të vogël dhe tashmë u lind detyra për ta mbajtur këtë nivel për një kohë të gjatë.
“Ne nuk do të bëhemi kurrë Spanja. Ne nuk do të bëhemi kurrë Brazili. Ne do të bëhemi një Kroaci e vogël. Ne jemi bërë tashmë.
‘A do ta mbajmë është pyetja?’,-është pyetja. Unë mendoj që do ta mbajmë, sepse vërtetë po na rriten breza shumë të mirë futbollistësh”, ka thënë Julian Ahmataj.
Ha ha ha , cfare the , do behemi Kroaci ??? Ja edhe 1 muaj sa te na dale pija nga fitorja me Polonine. Kujtoi Shqiperia se kushedi cfare beri , po Polonine e mundi edhe Moldavia madje me permbysje nga 0-2 ne 3-2. Polonia eshte dobet kete vit. Ja se po vjen tetori , dhe kur te na shtype Cekia dhe e shihni te berit Kroacine. Ne 2 ndeshjet e shtatorit Shqioeria beri gjithsej 3 gjuajtje ne porte dhe me fat shenoi 3 gola.Po nuk do kemi gjithmone fat. Te shpresojme se Duka do bleje ndeshjen me Moldavine dhe te fitojme me Ishujt Faroe , dhe keshtu kemi shanse te shkojme ne Europian.