Polonia mori fitoren e parë në Grupin E të kualifikueseve për Euro 2024 teksa mposhtën në Varshavë, Shqipërinë me rezultatin 1-0. Vendasit nuk bindën në fushë me kuqezinjtë që iu afruan në disa raste golit të barazimit. Nga ana tjetër, veç momentit të golit dhe një rasti të Lewandowskit, polakët u shfaqën të vakët në fushë.
Ndaj duke parë paraqitjen e kombëtares në Poloni janë treguar të ashpër me kombëtaren e tyre teksa ato që bënë përshtypje ishin fjalët e gazetarit Krzysztof Stanowski. Ky i fundit ishte shumë kritik me lojtarët e Polonisë duke theksuar se ata në fushë dukeshin sikur kishin dalë për të shëtitje. Ndër të tjera, Stanoëski theksoi se nëse do t’i ofronin ta shihte sërish ndeshjen kundër Shqipërisë do të refuzonte dhe do të preferonte të punonte kopshtin e tij.
“Aq shumë më pëlqeu ndeshja sa nëse dikush më thotë ta rishoh falas në Teatrin Kombëtar, do t’i thoja se do të merrem me kopshtin e shtëpisë. Por, mua ajo ndeshja nuk pati asgjë dhe nuk i afrohet asaj që mund të konsiderohet si një event.
I bëjmë shumë elozhe lojtarit që shënoi golin, Swiderskit por ai thjesht vrapoi në një ndeshje ku të tjerët ecnin në fushë. Nëse tani nisim të bëjmë elozhe për dikë që vrapon shumë, le të vazhdojmë por nuk më duket normale. Unë kam përshtypjen që tetë prej futbollistëve të Polonisë në fushë ishin sikur kishin dalë për të nxjerrë shëtitje qenin në një park.
Nuk e shoh gotën as gjysmë plot dhe as gjysmë bosh. Për mua nuk ekziston fare gota. Nga ndeshja kundër Shqipërisë nuk më mbetet asgjë në mendje, por të paktën fituam. Është e vetmja gjë që mund të veçojmë”, u shpreh Stanoëski.
Lini një Përgjigje