Kombëtarja shqiptare e futbollit ka vijuar paraditen e të martës (18 mars) me stërvitjen e radhës në prag të dy ndeshjeve kualifikuese të Grupit K për Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë të premten e 21 marsit luajnë në Londër kundër Anglisë, ndërsa tre ditë më vonë në Tiranë mbërrin Andorra.
Pas stërvitjes së sotme, dy mesfushorët Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami folën për mediet.
Nedim Bajrami i Rangers është mësuar me futbollin fizik në ishull dhe paralajmëron një lojë të ngjashme nga "Tre Luanët". Fantazisti kërkon që të mësojnë nga gabimet e së shkuarës.
Anglia? Te Rangers kam gjashtë muaj të mira, këtë kohë nuk kam marrë shumë minuta, por jam i gatshëm. Unë luaj në krah dhe në mesin e fushës, ku të dojë Sylvinho unë jam gati për të dhënë më të mirën.
Humbja 5-0 e katër viteve më parë, ju në fushë - Po, duhet ta përgatisim ndryshe këtë ndeshje. Kemi një kundërshtar me cilësi.
Eliminimi i Fenerbahces - Kemi fituar vetbesim te Rangers, me këtë kam ardhur edhe në Kombëtare.
E përballon Shqipëria fizikisht Anglinë? Jemi gati, afrimi i Brojës na kompleton. Anglia luan në atë mënyrë. Unë do jap maksimumin, si gjithë djemtë.
Mësim nga Liga e Kombeve? Kompeticionet janë ndryshe, të mësojmë nga gabimet dhe të jemi gati për Anglinë", tha Nedim Bajrami.
Kombëtarja kuqezi do vijojë sërish këtë të martë në orën 16:00 një tjetër stërvitje, ndërsa nesër bëhet nisja drejt Londrës. Në gjashtë takimet kundër Anglisë në histori, Kombëtarja ka marrë po kaq humbje.
hajde Ylli Kuq e Zi . Rrasi golin e Nderit Inglizit ,pastaj kismet o nder Shqiptari . Do fati ,Zoti eshte me ne. Nqs luani me shpejt, vraponi e s'rrini ne vend ,me 1-2 takime te topit ,do i vini ne veshtiresi dhe kryesorja do i shmangni nderhyrjet e Forta te kundershtarit ,( Lendimet qe ju Kushtojne si psh Brojes ));kushtojnKariere )nqs e mbani shum topin ,e s'e pasoni ke shoku ,te sulmoni ne befasi . Shume Fate te Xhuma
Fluturoni me presh si Duka.Mblidheni pak sum....mos na qelbni ne Londer.
Po pse o rrot kari do thote qe vemi per rezultat negativ.Te gjithe lojtarët e kujtdo kombetareje kështu shprehen para ndeshjeve pavarsisht se si do dali rezultati.