Nga 1993 në 2023, në humbjet më poshtëruese të Juves ka gisht… Allegri

14 Janar 2023, 16:00Sport TEMA

Nga 1993 në 2023, në humbjet më poshtëruese të Juves ka

Bardhezinjtë nuk pësonin pesë gola që prej 30 majit të 1993 kur Pescara mundi 5-1 Juventusin. Si për ironi të fatit golin e parë për ekipin e Pescaras e shënoi Max Allegri. Më poshtë do të njiheni me disa prej humbjeve më të këqija të skuadrës piemonteze në Itali.

29 vite – Nga hera e fundit që Juventusi kishte pësuar 5 gola në një ndeshje të vetme kishin kaluar plot 29 vite. Flasim për ndeshjen e parafundit të sezonit 1992-93 të fituar nga Milani, kur Juventusi (i katërti) u mund nga Pescara, e cila kishte rënë matematikisht nga kategoria. Në atë kohë të gjithë i vunë fajin festimeve të Kupës UEFA, të fituar nga “Zonja e vjetër” vetëm dhjetë ditë përparta takimit famëkeq. 

Sa i përket kronikës serinë e golave për Pescara-n e hapi pikërisht Max Allegri, ai që mbërëmë ishte ulur në stolin e piemontezëve. 

Allegri barazoi me penallti golin e shënuar nga Ravanelli. Më pas për ekipin abrucez shënaun edhe Stefano Borgonovo, Antonio Martorella, Ottavio Palladini dhe Massimo Carrera.

Kundër Napolit – Sa i përket dueleve mes Napoli-t dhe Juventusi-t mbrëmë u shkruajt historia pasi asnjëherë më parë ekipi “i kaltër” nuk kishte mundur piemontezët me aq diferencë golash. Ndeshja më e mirë e Napoli-t përballë Juves ishte ajo e mbajtur më 20 nëntor të 1988 ku tre golat e Careca-s dhe golat e Carnevale-s dhe Renica-s i dhanë fitoren 5-3 kampanëve përballë Juves. Në atë sezon kampionatin e fitoi Interi i Trapattoni-t.

Humbjet e Juves me katër gola diferencë (5-1):

Napoli-Juve 5-1            (2022-23)

Pescara-Juve 5-1          (1992-93)

Milan-Juve 5-1            (1961-62)

Sampdoria-Juve 5-1   (1954-55)

Humbjet e Juves me 4 gola diferencë (6-2):

Juve-Vicenza 2-6     (1942-43)

Juve-Triestina 2-6   (1939-40)

Humbjet e Juves me 5 gola diferencë (5-0):

Varese-Juve 5-0         (1967-68)

Milan-Juve 5-0          (1947-48)

Fiorentina-Juve 5-0  (1940-41)

Inter-Juve 5-0          (1938-39)

Roma-Juve 5-0        (1930-31)

Humbjet e Juves me 6 gola diferencë (6-0 dhe 7-1):

Inter-Juve 6-0         (1953-54)

Juve-Milan 1-7       (1949-50)

Lini një Përgjigje