Futbollisti mashtroi për moshën, mediat kërkojnë informacion nga Gjermania

13 Janar 2023, 21:40Sport TEMA

Futbollisti mashtroi për moshën, mediat kërkojnë informacion

Pak ditë pas skandalit që shpërtheu në kombëtaren e Kamerunit të 17-vjeçarëve, ku 21 nga 30 lojtarë kishin gënjyer për moshën, duket se diçka e tillë është përsëritur.

Mediat kanë ngritur dyshimet për sulmuesin e Borussia Dortmund, Yusuffa Moukoko, për të cilin thuhet se mosha e tij është 22 vjeç. Në Gjermani ka raportime se një certifikatë lindjeje e vitit 2000 me emrin Yusuffa Mohammadou i përket futbollistit Yusuffa Moukoko.

Kaq ka mjaftuar që menjëherë lajmi të shpërthejë në media, ndërkohë në anën tjetër, federate gjermane e futbollit ka pohuar se nuk do të bëjë koment mbi asnjë thashethem të pavend.

Një tjetër fakt që shton më tej dyshimet është se partneret e futbollistit kanë qenë të gjitha më të mëdha në moshë.

Moukoko është lindur në Kamerun, ndërsa në 2014-ën u transferua në Gjermani, ndërsa duket se hetimi për këtë rast do të vijojë. 

Lajmi në fjalë ka ndikuar drejtpërdrejt në karrierën e talentit, ku skuadrat nga Premier League janë gati të tërhiqen nëse ai akuzohet për mashtrim.

Lini një Përgjigje