Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të çmendur pas Fisnik Asllanit

8 Prill 2026, 18:00Sport TEMA
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të çmendur

Sa më shumë afron merkatoja e verës, aq më shumë përmendet emri i Fisnik Asllani, sulmuesit të Kosovës që luan për Hoffenheim në Gjermani. Lojtari 23-vjeçar lakomohet nga klube të mëdha, jo vetëm të Bundesligës, por edhe në Spanjë e Angli.

Barcelona e ka në shënjestër Asllanin, duke e parë atë si një zëvendësues të Robert Lewandowskit. Kjo është një pistë që pëlqehet edhe nga vetë futbollisti, pasi katalanasit janë skuadra e preferuar që nga fëmijëria.

Ka zëra se edhe Premier League mund të jetë një destinacion i mundshëm i sulmuesit, duke pasur parasysh fuqinë financiare të klubeve angleze. Dy skuadrat londineze, Chelsea dhe Tottenham, e ndjekin kosovarin.

Ka edhe një mundësi qëndrimi në Gjermani, ku së fundi është përmendur Borussia Dortmund. Kjo skuadër po kërkon një sulmues kalibri dhe Asllani shihet si një opsion shumë i mirë për të ardhmen, pasi favorizohet edhe nga mosha.

Për të lëshuar sulmuesin, klubi aktual i tij, Hoffenheim, kërkon të paktën 50 milionë euro, por konkurrenca e fortë mund të çojë në rritjen e kësaj shifre. I sigurt duket fakti se Fisnik Asllani do të ndërrojë ambient në verë dhe me shumë mundësi edhe kampionat.

7 Komente

  1. P
    Perezi

    po eshte dhe Reali, ata u çmenden fare per kete

    Përgjigjjuni
    1. K
      Klimax

      Skemi dhe ku ti çojmë gjithë këta të çmendur!!! Duhet të rinovohet sa më parë çmendima në Çentrale të Vlorës me dhoma me pesë yje për të çmendurit e botës!

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mkbeti

      KENI FJALËN PËR DJALOSHIN SHQIPTAR SE KOSOVOR KA MUNDËSI TË DALË EDHE SHKA

      Përgjigjjuni
      1. .
        .........

        Ai shka eshte vetem pislami e ka kthyer ne shqipfoles....

        Përgjigjjuni
      2. B
        Ben

        Mos more! Te gjithe te cmendur fare?

        Përgjigjjuni
        1. M
          Makbethi i Pollogut

          CFARË JANË KËTA TITUJ TË CMENDURISH PËR CMENDURI FIKTIVE. CMENDESHKAN!!!! PUNË KATUNI, U CMENËN PËR CIKËN TONË!

          Përgjigjjuni
        2. T
          Tifozi plak

          Mos biri se do mbetesh ne stol .ku boget dasma e madhe merr lugen e vogel themi na .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje