Për të 4-tën ndeshje radhazi, Kristjan Asllani pritet titullar edhe kundër Bolognas

9 Mars 2024, 13:34Sport TEMA
Për të 4-tën ndeshje radhazi, Kristjan Asllani pritet titullar

Interi do të luajë pasditen e sotme në një transfertë të vështirë siç është ajo e Bolognas, ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të kampionatit italian. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Renato Dall’Ara”, do të startojë në orën 18:00.

Simone Inzaghi ka “projektuar” formacionin titullar dhe me shumë mundësi, Kristjan Asllani do ta nisë përsëri nga minuta e parë. Calhanoglu është rikuperuar, por mesa duket Inzaghi nuk do të rrezikojë me turkun, duke e ruajtur atë për sfidën e kthimit ndaj Atleticos në Champions League. Për Asllanin, kjo do të ishte ndeshja e katërt radhazi titullar.

Kujtojmë që për Interin kjo do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi këtë sezon Bologna nuk është mposht nga zikaltërit. Në ndeshjen e fazës së parë të Serie A, Interi nuk mori më shumë se një barazim 2-2, ndërsa në Kupën e Italisë ishte pikërisht Bologna që i eleminoi duke i mposhtur 2-1.

1 Komente

  1. G
    Gazetar - mos fluturo me presh ne bythe

    Fatkeqsisht, nuk eshte e vertete. Asllani - ne stol https://www.google.com/search?q=serie a

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje