Dje, në darkën zyrtare mes presidentëve të Partizanit dhe Nomme Kalju, u diskutua jo vetëm për ndeshjen, por edhe për mungesën e transmetimit televiziv.
Presidenti i Kaljus, Kuno Tehva, është në konflikt me Federatën e Estonisë, e cila kontrollon edhe platformat televizive.
Ai refuzoi ofertat e ulëta për transmetim, duke vendosur që ndeshja të mos shfaqet.
Presidenti i Partizanit, Demi, ofroi pagesën që kërkonte Kalju për transmetim, por vendasit e kushtëzuan gjithçka me dëshirën për të pasur stadiumin plot me tifozë.
Deri tani, ndeshja nuk do të transmetohet në asnjë kanal telveviziv.
Lini një Përgjigje