Debatit për “Topin e Artë” të këtij viti iu bashkua së fundi edhe Karim Benzema. Bojkoti i ceremonisë së të hënës në Paris nga krejt Real Madridi, për shkak se Vinicius Junior nuk triumfoi këtë edicion në çmimin prestigjioz, edhe pse shumë e bënin fakt të kryer këtë gjë paraprakisht, ka provokuar më shumë komente te njerëzit e futbollit.
Fjala vjen, presidenti i La Liga-s, Javier Tebas u shpreh kështu për mungesën e Real Madridit në ceremoninë e “Topit të Artë” 2024: “Unë jam tifoz i Real Madridit. Vlerat e rëndësishme të këtij klubi nënkuptojnë të jesh zotëri dhe t’i shtrëngosh dorën tjetrit kur humbet.
Ka kohë që Real Madridi e ka humbur këtë mentalitet. Ata duhet të kishin shkuar në ceremoninë e ‘Topit të Artë’ dhe të mos e vinin në dyshim sistemin e ‘France Football’, që është transparent, me 100 gazetarë që votojnë. Viktimizimi i Real Madridit është i tepruar, nuk e di se nga po shkojnë. Është mungesë elegance”.
Nga ana e tij, Pep Guardiola nënvizoi: “Cristiano Ronaldo ishte një përbindësh, ndërsa më i madh se përbindëshi ishte Messi. Të dy kanë bërë gjëra të mahnitshme në 20 vitet e fundit. Tani është një epokë tjetër, çdokush mund ta fitojë ‘Topin e Artë’ dhe në fund mendimi është i lirë.
Në atë kohë, Xavi dhe Iniesta, gjithashtu e meritonin ‘Topin e Artë’. Nëse Vinicius do të kishte fituar ‘Topin e Artë’, do të ishte më se e merituar. Si sezonin e kaluar, kur Erling Haaland e meritoi ta fitonte, por nuk ia doli. Sidoqoftë, Erling shkoi në ceremoni, ishte i lumtur dhe e uroi Messin, duke thënë se do të bënte gjithçka që të kthehej në gala-në e Parisit dhe ta fitonte një ditë”.
Më ironik u tregua Sergio Agüero: “Ishte triumf i merituar. Rodri është lojtari më i mirë në botë. Futbolli është për të gjithë, jo vetëm për Real Madridin. Atje mendojnë se duhet të fitojnë gjithçka…”
Karim Benzema u afishua përkrah sulmuesit zrazilian dhe ish-klubit të tij në këtë debat: “Mbeta i zhgënjyer. Kam folur me Vinicius, është i trishtuar dhe kjo duket mëse normale. Nuk kam asgjë kundër Rodrit, ai është lojtar i mirë, por nëse jam në kolltukun tim para televizorit, Rodri nuk bën asgjë që më shtyn të them ‘uaaaa’. Vinicius meritonte ta fitonte këtë vit.
Është e komplikuar kur e gjithë bota të sheh si fitues të ‘Topit të Artë’ dhe në fund, vetëm një ditë apo edhe një orë para nisjes për në mbrëmjen gala, të thonë se nuk do ta fitosh. Duket shumë e komplikuar, por Vini është një djalë i shkëlqyer dhe do të punoj fort për ta fituar një ditë këtë çmim. Jam i sigurt për këtë”.
Ekipi i mbretërëve e është ekipi më legen , ata janë mësuar që çdo gjë ta marin vetëm ata dhe lojtarët i kanë më kafshë se kafshët. Po Uefa-s mirë tu bëhet që e kanë mbështetur këtë ekip legenash me në krye Perez poshtërsia e futbollit .
I ka then te gjitha presidenti i La Liga s….dua te shtoj dicka qe askush se ka then …po ne 2013, kur Cristano Ronaldo nuk fitoj asgje dhe Frank Ribery i fitoj te gjitha kupat qe i dolen perpara ….kan gje per te then te Reali ??? Jo per gje po nga inati qe nje vit me pare ishin eleminuar nga cerek finalia nga Bayerni i Mynyhut e ironizuan Frankun ….shi si vine kohet …asgje nuk harohet , cdo gje sot paguhet me te njejten monedhe ….
Reali vazhdon te funksionoje si nje nderrmarje mafioze, qe do te rrembeje gjithcka, kryesuar nga presidenti i tij Fiorentino Perez, italiani trainer, nje mendjemadh i semure, pasuar nga tifozat, qe i mbeshtesin dhe bertasin: Na jepni ate qe nuk na takon.Bravo Franc Futboll, qe tek Rodri, vleresoi jo vetem futbollistin e madh, por dhe njeriun e madh.
Dëshironi të blini një veshkë apo dëshironi të shesni veshkën tuaj? A po kërkoni një mundësi për të shitur veshkën tuaj për para për shkak të dështimit financiar dhe nuk dini çfarë të bëni, atëherë na kontaktoni sot dhe ne do t'ju ofrojmë një shumë të mirë parash $500,000 USD dhe përfshirë sigurimin e jetës dhe mjekësore për veshka juaj. Emri im është DOCTOR GUS am konsulent neurolog ndërkombëtar në HOSPITAL MOUNT ALVERNIA. Klinika jonë është e specializuar në Kirurgjinë e Veshkave dhe të tjera dhe ne gjithashtu merremi me blerjen dhe transplantimin e veshkave me një donator përkatës. Ne jemi të vendosur në Singapor, Turqi, SHBA, Malajzi, Indi, Gjermani. Nëse jeni të interesuar të shisni ose blini veshka, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni përmes, Email: [email protected] Numri i Whats-app: 447463920079 Telegrami: 447463920079 Përshëndetje, DR MAXWELL .P. Konsulent Mjekësor Ndërkombëtar.PHDLL.CDC