Publikohen përgjigjet e analizave të sulmuesit të Italisë, humbet ndeshjen e EURO 2024 me Shqipërinë

4 Mars 2024, 16:23Sport TEMA
Publikohen përgjigjet e analizave të sulmuesit të Italisë,

Konfirmohet më e keqja për lojtarin e Sassuolos, Domenico Berardi.

Sulmuesi italian u dëmtua në ndeshjen ndaj Hellas Verona dhe në analizat e kryera këtë të hënë, klubi italian konfirmoi dëmtimin e rëndë të 29-vjeçarit.

Berardi vuan një dëmtim në tendinën e Akilit në këmbën e djathtë dhe të martën do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

E sigurt është se ky sezon konsiderohet i përfunduar për Berardin që duhet të harrojë edhe pjesëmarrjen në Europianin e Gjermanisë aty ku Italia e tij do të përballet me Shqipërinë, Kroacinë dhe Spanjën.

Rikthimi në fushë parashikohet vetëm në vitin 2025.

Lini një Përgjigje