Rama: Saranda ka “nënshkruar” një kontratë të re të turizmit dimëror në Shqipëri

24 Dhjetor 2023, 11:25Sociale TEMA
Rama: Saranda ka “nënshkruar” një kontratë të re

Festat kanë trokitur dhe atmosfera ka përfshirë të gjithë vendin. Nga veriu në jug, qytetet janë veshur me dekorin festiv që mbledhin bashkë miq e familjarë për të festuar.

Atmosfera festive po ndihet kudo, ku në prag të Krishtlindjeve sheshet e qyteteve janë shndërruar në sofër mikpritëse për vendas e të huaj, ndërsa çdo mbërmje organizohen koncerte dhe evente të tjera kulturore.

Saranda është një ndër qytetet më të komentuara, pasi qyteti i bregdetar i njohur për plazhet magjepsëse, po synon të kthehet në destinacion edhe për pushimet dimërore. Sheshi kryesor mbledh turistë të shumtë, ndërsa është përzgjedhur nga Forbes, Traveler dhe European Best Destinations si një nga 15 tregjet më të bukura të Krishtlindjeve në Europë.

Saranda për herë të parë këtë vit po renditet si destinacion dimëror, edhe pse tradicionalisht Krishtlindjet dhe Viti i Ri janë festuar në hotelet dhe restorantet e Tiranës, Durrësit e Korçës

“Qyteti emblemë i pushimeve verore buzë detit Jon, këtë vit është dhe qyteti i festave. Përzgjedhur nga “Forbes”, “Conde Nast Traveller” dhe “European Best Destination” si një nga 15 tregjet më të bukura të Krishtlindjeve në Europë, Saranda ka “nënshkruar” një kontratë të re të turizmit dimëror në Shqipëri”, shkruan Rama.

7 Komente

  1. H
    Humoristi

    Nenshkrimin e ka Balluku,Spiropali,Kumbaro,apo Zhupa!?

    Përgjigjjuni
    1. k
      kacidhja

      Mburresh me kthimin e shqiptarve ne sherbetor te te huajve,zhvillo industrine dhe bujqsine,pastaj fol per turizmin.Te gjithe shqiptaret nuk do ti kthejme ne kamarier,banakier,pastrus, taksixhi lavazhier hamej etj,etj sherbetor.

      Përgjigjjuni
      1. O
        Operacioni Zjarri

        Ke te drejte por nuk eshte per tu cuditur. A nuk jane edhe udheheqesit tane sherbetore te me te medhenjeve?

        Përgjigjjuni
        1. ?
          ????

          Koment me idiot se ky tendi skam lexuar ndonjehere. Ekonomia gjithmone ka sherbyes.

          Përgjigjjuni
        2. e
          enter””

          Boll o koqe

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tutu

            Na i ka shpifur fjala “ turizem “ .. aq shume eshte thene..turizem leckaman..!!

            Përgjigjjuni
            1. S
              Saranditi i vjeter 24 karat

              Po ndonje kontrate me ujin kemi o corapekuq ??? Se mbetem 3 dite pa uje ...3 dite pa uje tani ne dimer , po ne behar ?? Apo ne behar te na rojne pishinat e hoteleve ???? Mesova , se nuk e di sa e vertete eshte ne realitet se i bere presion Gurmes te largonte varezat nga Limioni per ne Volloder , me shperblim mandatin e dyt ., dhe ai nuk ra dakort dhe dha dorheqjen nga rikantidimi , se kishte cipe dhe eshte sarandit i vertete, ishte i vetmi kryetar bashkie qe punoi drejt dhe pa vjedhur ...atje kush ve duart , per interesa te ngushta klienteliste ndaj oligarkeve do tu priten me spate .....une personalisht dua te kalbet ne burg Beleri , personalisht ....ama po ta ben mire ai dhe greku , edhe pse i urej ne maksimum helenet .....ta bejne mire , do tu japesh tere bregdetin oligarkeve ...mblidhu pak se ste gjen gje , ke kaq vite qe qeveris , na je bere si Putini ...

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje