REAGIMI/ Flamurtari: Incidenti u shkaktua nga të ashtëquajtur gazetarë që ishin të armatosur…

14 Shtator 2025, 15:41Sport TEMA
REAGIMI/ Flamurtari: Incidenti u shkaktua nga të ashtëquajtur

Klubi i Flamurtarit ka reaguar ashpër pas aludimeve në media se presidenti Sinan Idrizi ka ushtruar dhunë ndaj një gazetari të ashtuquajtur “investigativ”.

Në një deklaratë zyrtare, vlonjatët i quajnë këto pretendime “të pavërteta dhe shpifje të ulëta”, duke sqaruar versionin e tyre për incidentin e ndodhur në ndeshjen Tirana–Flamurtari.

“Një grup i paidentifikuar personash ndërhyri në mënyrë të paligjshme, duke penguar administratorin e klubit tonë të kryente funksionet e tij. Ky akt është i papranueshëm dhe përbën një përpjekje të qartë për të denigruar e penguar aktivitetin sportiv të Flamurtarit”, thuhet në reagimin e  klubit.

Sipas Flamurtarit, pjesëtarë të këtij grupi, të kamufluar si gazetarë, dyshohet se kanë qenë të pajisur me armë të sofistikuara, duke e bërë edhe më të rrezikshme situatën e krijuar në “Air Albania”.

“Dyshimet tona janë serioze se anëtarë të këtij grupi, të kamufluar si gazetarë, kanë qenë të pajisur edhe me armë të sofistikuara, çka e bën edhe më të rëndë ngjarjen dhe rrezikun e krijuar për sigurinë e pjesëmarrësve”, thekson klubi kuqezi.

Vlonjatët falënderuan drejtuesit e Tiranës për ndërhyrjen e shpejtë dhe paralajmëruan se do të ndjekin deri në fund rrugën ligjore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Sporti shqiptar nuk mund të bëhet peng i dhunës dhe tentativave për intimidim. Flamurtari nuk do të lejojë askënd të përdorë shpifje dhe sulme të orkestruara për të dëmtuar klubin tonë”, përfundon reagimi.

 

3 Komente

  1. V
    Vlora

    Po iu erdhen perseri ne Vlore, i fusni ne nje thes bluxhins dhe i hidhni nga kalaja...Emisione leshi, pengmarrese dhe gjobaxhinje, qe nuk njohin limite.Mos i lini te afrohen jo ne stadium por as ne Vlore.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Postjeri

      Keto gazetare te ashtuquajtur investigativ jane kthyer ne ca provokatore te rrezikshem per krijimin e situatave te pa parashikuara nga te intervistuarit.Pervec rastit konkret qe eshte skandaloz ka plot raste te tjera ku keto gazetar provokojne dhe luajne me nervat e tjetrit,qe edhe ne rastin kur kane te drejt duhet te jene me pak provokues me intervistuesin,ne rast te kundert mos te na cajne koken me ankesat se u fye,se u dhunue gazetari.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tironsi ZZ, NYC

        Gazetar pa mjet identifikimi?!! Çdo njeri i mënçur refuzon të përgjigjet. Gjendet kollaj me çfarë statusi kanë hyrë në stadium nëse janë akredituar në tribunën VIP apo në fushën e lojës. Armë të sofistikuara? Rezik për spektatorët familjarë dhe pastaj për DhIPat. Policia duhet t'i shkojë deri në fund, shëmbull për rastet e ngjashme.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje