Real Betis takoi Interin për Asllanin, kushti i zikaltërve dhe dëshira e lojtarit faktorë në marrëveshje

11 Korrik 2025, 13:32Sport TEMA
Real Betis takoi Interin për Asllanin, kushti i zikaltërve dhe

Interesi për shërbimet e Kristjan Asllanit është konkret nga ana e Real Betis dhe një fakt të tillë e konfirmojnë edhe takimet që kanë mbajtur ditën e djeshme të dy klubet në Milano.

Interi nuk do të ishte kundër shitjes së shqiptarit, por i ka bërë me dije ekipit spanjoll se një marrëveshje mund të gjendet vetëm nëse do të kishtë një transferim definitiv.

Në këtë marrëveshje do të ketë shumë rëndësi edhe vullneti i lojtarit. Nëse Asllani do të pëlqente La Liga-n si hap të radhës në karrierë atëherë Real Betis do të ishte gati që të niste një tratativë të mirëfilltë me Interin.

Lini një Përgjigje