Renditja e Superiores: Partizani mbetet në krye, Teuta dhe Kukësi mbyllin klasifikimin

4 Shtator 2022, 18:29Sport TEMA

Renditja e Superiores: Partizani mbetet në krye, Teuta dhe Kukësi

Partizani vazhdon të mbetet në krye të renditjes në Abissnet Superiore edhe pas javës së tretë.

Të kuqtë, numërojnë 9 pikë, pas 3 fitoreve, ndërsa ndiqen nga Vllaznia me 6 pikë. Surprizon Erzeni, që mban vendin e tretë me 5 pikë, 1 më shumë se ndjekësit e Tiranës, Bylisit dhe Kastriotit, të cilët ndodhen në kuotën e 4 pikëve.

Egnatia dhe Laçi vijnë më pas, me nga 3 pikë, ndërsa renditja mbyllet me Teutën me 2 pikë dhe Kukësin me vetëm 1 pikë.

Lini një Përgjigje