Rikthimi i Brojës, trajneri i Chelseat: Një alternativë më shumë, sulmuesit shqiptar i duhet vetëbesim

25 Shtator 2023, 12:07Sport TEMA

Rikthimi i Brojës, trajneri i Chelseat: Një alternativë më


Armando Broja u rikthye në fushë pas shumë muajsh mungesë për shkak dëmtimi.

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochetino pas humbjes me Aston Villa-n u shpreh se sulmuesi shqiptar është një alternativë më shumë për ofensivën, ndërkohë që theksoi se vetëbesimi është mjaft i rëndësishëm për të në këtë moment.

“Mendoj se ishte diçka e mirë tani që pamë Brojën pas 9 apo 10 muajsh. Mendoj që kemi mundësinë që të kemi opsione të ndryshme në skuadër.

Por atij gjithashtu i nevojitet që të ndërtojë përsëri vetëbesimin. Gjithçka është rreth skuadrës, rreth procesit.

Jemi një skuadër e re që është në një proces ku i nevojitet që të mësojë gjithashtu” , tha ai. 

Lini një Përgjigje