Rikthimi te Milan, Ibrahimovic konfirmon bisedimet me drejtuesit kuqezinj

10 Dhjetor 2023, 13:54Sport TEMA
Rikthimi te Milan, Ibrahimovic konfirmon bisedimet me drejtuesit kuqezinj

Zlatan Ibahimovic u tërhoq nga futbolli këtë verë në moshën 42-vjeçare.

Megjithatë, e ardhmja e ish-sulmuesit do të jetë sërish bota e futbollit me drejtuesit e Milan që po negociojnë rikthimin e tij me ngjyrat kuqezi.

Së fundmi, është vetë suedezi i cili për Sky Sport, pranoi bisedimet me ish-klubin e tij ndërsa theksoi se duhet ende kohë që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët.

“Nuk e di ende se për çfarë roli në klub bëhet fjalë.

Për momentin jemi duke biseduar, por mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë”, tha Ibra.

Nga ana tjetër, tifozeria kuqezi e pret me padurim një rikthim të idhullit të tyre në klub aq më tepër kur në këtë sezon rezultatet dhe vazhdimësia e kanë penalizuar shumë skuadrën.

Një shtysë më tepër nga një lider si Ibrahimovic mund ta ndihmonte Milanin për të kaluar vështirësitë, megjithatë ashtu siç e theksoi edhe vetë ish-sulmuesi, duhet ende kohë për të konkretizuar bisedimet.

Lini një Përgjigje