Gazetari italian: Shqipëria do të luajë shanset e saj në Euro 2024

9 Dhjetor 2023, 12:42Sport TEMA
Gazetari italian: Shqipëria do të luajë shanset e saj në

Shqipëria do të vendosë në vështirësi kundërshtarët në finalet e Euro 2024. Ky është mendimi i redaktorit të Tuttomercatoweb, Lorenzo Maruçi për grupin ku është edhe Italia, Spanja e Kroacia. Gazetari italian thotë në një intervistë për Tv Klan se Kuqezinjtë do të luajnë shanset e tyre deri në fund.

“Është një grup i ekuilibruar, me Italinë që mbi të gjitha duhet për përballet me një përfaqësuese të fortë si Spanja, por Shqipëria dhe Kroacia janë skuadra të një niveli për t’u respektuar. Shqipëria sipas meje do të luajë mundësitë e saj deri në fund. Nuk e di nëse do të jetë një surprizë, por gjithsesi ka lojtarë cilësorë që mund të vendosën në vështirësi kundërshtarët, lojtarë teknikë dhe të shpejtë”. 

Sipas Maruçi, Kombëtarja Shqiptare është rritur në cilësi edhe falë trajnerëve të kaluar pa harruar meritën e Sylvinho.

“Me kalimin e viteve Shqipëria është rritur në nivelin teknik edhe prej trajnerëve italianë dhe tani me Sylvinho është përmirësuar edhe pse një teknik i ri ka patur përvojat e tij edhe në krahë të trajnerëve italianë si Mançini. Shqipëria është një përfaqësuese që bën bashkë përvojën dhe lojtarët e rinj, duke parë edhe lojtarë të cilët janë pjesë e kampionatit tonë si një futbollist me përvojë Hysaj, apo lojtarë të rinj si Bajrami e Asllani”.

Euro 2024 që do të mbahet prej 14 qershorit deri në 14 korrik në Gjermani, me Tv Klan që do të transmetojë jo vetëm Kombëtaren e Sylvinho, por 31 ndeshjet më të forta pa pagesë për territorin e Shqipërisë.

Lini një Përgjigje