Ish-komentatori sportiv Dritan Shakohoxha tregoi në “Opinion” një episod të çuditshëm, por dhe qesharak, me gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale. Edhe pse nuk komenton ndeshje prej tre vitesh, një tifoz i zemëruar vendosi t’ia ‘numërojë’ të gjitha në Instagram: E nxore kokën, tifoz i Interit…
“Më ngrohen nervat, sa të duash. E di sa vetave u kam kthyer përgjigje?! U shkruaj, shpesh kam gjetur edhe kështu ironi. Kam historia nga më të ndryshmet. Unë nuk komentoj më ndeshje, kam tre vjet që nuk komnetoj më ndeshje dhe nuk kam më ndërmend që të komentoj më ndeshje. Dikush që punon në një televizion, ka një ngjashmëri me mua.
Vjet më shkruan dikush në Instagram, ti more që e nxore kokën që dole tifoz i Interit dhe nisi duke me sharë. Më shkruan, duke më sharë nga të gjitha anët: ‘ti more që e qite kokën, robt ku t’i kesh, e nxore që je tifoz i Interit’. Unë i shkruaj ‘ i nderuar zotëri unë kam tre vjet që nuk komentoj më ndeshje, por gjithsesi robt ku t’i kesh edhe ti’. Realisht njerëzit mendojnë se kanë të drejtë të të gjykojnë dhe të japin një mendim për ty”, tregoi Shakohoxha.
Dritan, djali i mikut tim skenderbegas! Jam takuar shpesh me te mençurin Mikado, kryetar nderi i shoqates: "Skenderbegasi". Ti je njeri i mire se rrjedh nga rrenje te nderiara familjare. Nuk ka si te jete ndryshe. Une jam rritur duke degjuar te medhejt e transmentimit si Mazreku dhe Bellova. Ti transmentoje mire, me pasion e ndjenje. Po kam nje keshille mjaft miqesore. Kur nje njeri flet, ne rast se e vë foljen ne fund te fjalise, eshte semundje shume e rende. Ndersa ne rast se foljen e ve ne fund te vargut ne vjersha eshte kancer ne poezi. Ti, gjate transmentimit, foljen e vendosje ne fund te fjalise. Vetem kete kisha. E keqia eshte se kete forme e kane marre tere keta te rinjt. Degjoje Kristo Thoma dhe do bindesh. Me sharsit mos u merzit. Çdokush shan veten ne radhe te pare. Gjithe te mirat...
O Dritan ne kontekst é një humor shumë klass. ...........Unë i shkruaj ‘ i nderuar zotëri unë kam tre vjet që nuk komentoj më ndeshje, por gjithsesi robt ku t’i kesh edhe ti’. ( Kam qeshur me lot . Mbarësi Dritan ! )